Home / Sport / Partizani humb miqësoren e fundit, Lazevski vazhdon kontratën

Partizani humb miqësoren e fundit, Lazevski vazhdon kontratën

Partizani ka pësuar disfatë 1:0 në fushë të vet nga Jagodina, në ndeshjen e fundit kontrolluese para sfidës me Shkëndijën.

Edhe ky takim u zhvillua në dyer të mbyllura, ndërsa trajneri i kampionëve të Serbisë, pas ndeshjes është shprehur i zhgënjyer nga disa futbollistë. ‘Ekipi është i ri dhe duket e pamundur të luajmë mirë në kontuinitet. Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë s’ishim në nivel. Disa futbollistë më bindën, ndërsa disa të tjerë nuk arritën të tregojnë se meritojnë të luajnë për Partizanin’, është shprehur Stanojeviq, pa saktësuar emrat e futbollistëve të cilët e kanë zhgënjyer. ‘Shkëndijën e presim të përgatitur, mirëpo përsëri dhe kemi shumë ndryshime dhe lus tifozët të jenë të durueshëm nëse gjërat nuk shkojnë si duam ne. Është normale që kur ekipi pëson shumë ndryshime, në lojë të paraqiten oscilacione. Megjithatë unë mendoj se ne do arrijmë rezultatin që duam kundër Shkëndijës’, përfundoi Stanojeviç. Ndërkohë mbrojtësi i majtë i Partizanit, maqedonasi Aleksandr Lazevski ka vazhduar kontratën e ‘bardhezninjtë’ edhe për një vit, kështu që tani me Partizanin ai është ‘i lidhur’ deri në vitin 2013.

Gjithashtu lexo

OZIL DO TË RIBASHKOHET ME MOURINHON KUR T’I PËRFUNDOJË KONTRATA

Mesuti Ozil kërkon të transferohet te Manchester United në fund të kontratës me Arsenal, sipas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *