Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet muaji i rrezitencës në Neproshten

Përkujtohet muaji i rrezitencës në Neproshten

10 korrik-“Korriku I vitit 2001 ishte muaji I rezistencës dhe istikameve për këtë fshat, rinia e këtij fshati të vegjlit e pleqtë gjithë sakrifikuan aq shumë sa që u bënë pjesë e kësaj rezistence. E gjithë kjo sakrificë u kurorëzua me rënien dëshmorë të dy shokëve tonë të ngushtë e çmueshëm Bedri Halimi dhe Rametulla Ahmeti”, tha Sali Shasivari, kryetar i Këshillit organizativ.

Me rastin e dhjetëvjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Bedri Halimi dhe Rametulla Ahmeti, në fshatin Neproshten të komunës së Tearcës është mbajtur manifestimi “Të përkujtojmë amanetin e tyre”. Pas intonimit të himnit kombëtar dhe një minutë heshtje për të nderuar dëshmorët e kombit, manifestimin e shpalli të hapur kryetari i këshillit organizativ Sali Shasivari, i cili njëkohësisht ka qenë edhe bashkëluftëtarë i Bedriut dhe Rahmetullaut.

“Korriku I vitit 2001 ishte muaji I rezistencës dhe istikameve për këtë fshat, rinia e këtij fshati të vegjlit e pleqtë gjithë sakrifikuan aq shumë sa që u bënë pjesë e kësaj rezistence. E gjithë kjo sakrificë u kurorëzua me rënien dëshmorë të dy shokëve tonë të ngushtë e çmueshëm Bedri Halimi dhe Rametulla Ahmeti”, tha Sali Shasivari, kryetar i Këshillit organizativ.

Ndërkohë që në emër të brigadës 112 foli Hazbi Lika, ndërsa nga Kosova këtë manifestim e ka përshëndetur edhe njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjeneral Rexhep Selimi.

“Dikujt i jepet mundësia të dalë të flasë por e rëndësishme është ajo që po bëjmë ne sot, që ne me mish e shpirt po përpiqemi t’mos harrojmë gjakun e derdhur , po përpiqemi që t’mos harrojmë kujtimin për dëshmorët e kombit, po përpiqemi ti kujtojmë në çdo përvjetor, dhe sot jemi në një përvjetor jubilar I cili edhe pse kanë kaluar dhjetë vite aq më të freskëta po më bahen kujtimet, për ngjarjet e vitit 2001”, tha Hazbi Lika, ish komandant I brigadës 112 të UÇK.

Ndryshe më 8 korrik të vitit 2001, në një përleshje të armatosur mes ushtarëve të UÇK-së dhe forcave policore të Maqedonisë, bie heroikisht Bedri Halimi. Ndërsa më 23 korrik bie dëshmor edhe Rahmetulla Ahmeti, i cili kishte ardhur nga fshati Kapzhdoll i komunës së Zhelinës në fshatin Neproshten.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *