Home / Sport / Policia ruan futbollistët e Shkëndisë

Policia ruan futbollistët e Shkëndisë

12 korrik-Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka thënë se nuk do të lejojë hyrjen në Serbi të tifozëve të Shkëndisë “Ballistët” që kanë paralajmëruar se do të shkojnë në Beograd, përkundër marrëveshjes së klubeve për të mos dërguar tifozët mysafirë në ndeshjet respektive.

Forca të shumta të policisë serbe me rotacion po ruajnë futbollistët e ekipit shqiptar nga Tetova, Shkëndija. Ata kanë mbërritur mbrëmë në Beograd dhe janë vendosur në hotelin Prestige.
“Ndjehemi të sigurt, dhe nuk kemi arsye për t’u frikësuar. Nuk më interesojnë aspak përrallat politike. Vetëm se më vjen keq që për shkak të kësaj politike në ndeshjen në Beograd, nuk do të mund të vijnë tifozët tanë”, ka thënë për mediat lokale, futbollisti më i mirë i kampionit të Maqedonisë, Ferhan Hasani.
Hasani ka thënë se këto do të jenë ndeshjet e fundit me fanellën e Shkëndisë dhe ai do të provojë të shënoj, pasi që karrierën sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë në Wolfsburg.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka thënë se nuk do të lejojë hyrjen në Serbi të tifozëve të Shkëndisë “Ballistët” që kanë paralajmëruar se do të shkojnë në Beograd, përkundër marrëveshjes së klubeve për të mos dërguar tifozët mysafirë në ndeshjet respektive.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *