Home / Lajme / Maqedoni / Pollogu vërshohet nga lypsat

Pollogu vërshohet nga lypsat

6 korrik-Me këtë rast stacioni policor në Gostivar ka ndërmarrë një aksion të koordinuar dhe të përbashkët me qendrën ndërkomunale për punë sociale të hënën ka ndërmarrë aktivitete preventive për zbulimin dhe pengimin e lypsave në rrugë dhe vende publike.

Rajoni I Pollogut është vërshuar nga lypsa të cilët i gjen në çdo cep të rrugëve e sidomos në vende publike, qendra tregtare, rrugë më të frekuentuara por nuk mungojnë edhe nëpër lokale. Një pjesë e tyre janë fëmijë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe më të msohuar. Më shumë prej këtyre lypsave ka në qytetin e Gostivarit dhe të Tetovës, ku gjatë verës vijnë edhe mërgimtarët.

Policia njofton se bëhet fjalë për lypsar në rajoni i Pollogut, por nuk mungojnë edhe nga qytetet tjera të cilët në mëngjes zbarkojnë në këto qytete dhe në mbrëmje largohen edhe me paratë e majme që fitojnë.

Me këtë rast stacioni policor në Gostivar ka ndërmarrë një aksion të koordinuar dhe të përbashkët me qendrën ndërkomunale për punë sociale të hënën ka ndërmarrë aktivitete preventive për zbulimin dhe pengimin e lypsave në rrugë dhe vende publike.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në vende të ndryshme në qytetin e Gostivarin janë ndaluar ndërsa më pas janë dërguar në stacionin policor në Gostovar, dhjetëra persona të mitur ndërsa në mesin e tyre edhe të ritur, pjesa dërmuese nga rajoni i Pollogut.

Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, në mesin e këtyre lypsave ka patur edhe nga qytete tjera, si nga Shtipi, Shkupi, shumica të gjinisë femërore.

”Pas vërtetimit të identitetit të tyre, ekipi adekuat nga policia dhe qendra sociale, në mënyrë individuale ka biseduar me ata, dhe u ka rekomanduar për pasojat negative psiko-sociale nga lypsaria si dukuri deviuese dhe negative dhe implikimet ligjore nga e njejta. Krahas edukimit ndaj të rriturve do të ndërmeren edhe masa ligjore me padi penale”, bëjnë të ditur nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Sipas tyre, aktivitetet e kësaj natyre dhe me këtë qëllim do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, si pjesë e përpjekjeve për çrrënjosjen e lypsarisë dhe forma tjera të kundërvajtjeve apo veprave që kanë të bëjnë me prishjen e rendit dhe qetësisë publike.Dënimi për këtë lloj veprimtarie sillet prej 15 deri në 50 euro.(Urim.Hasipi)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *