Home / Lajme / Maqedoni / Prindërit ankohe nga fëmijët

Prindërit ankohe nga fëmijët

12 korrik-Një numër i madh i këtyre rasteve të këtij viti janë shoqëruar me përdorim të dhunës fizike dhe janë shkaktuar edhe lëndime trupore, apo viktimat kanë qenë të maltretuara edhe fiizikisht por edhe psigjikisht, ndërsa kanë jetuar me frikë se ndoshta edhe nesër do të mund të përsëritet e njejta, qëndron në një raport të publikuar nga Sektori i Punëve të Brendëshme në Tetovë.

Gjatë gjashtë muajve të kaluar të këtij viti, gjithsej janë parashtruar 21 padi penale edhe atë, 17 në Tetovë dhe 4 në Gostivar për 22 raste të dhunës në familje ku kanë qenë të involvuar 21 kryerës.

Si shkaktarë për paraqitjen e dhunës në familje janë prishjet e raporteve familjare si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit, si dhe nga sëmundje tjera, ndërsa arsye për dhunën në familje poashtu përmenden edhe problemet financiare.

Një numër i madh i këtyre rasteve të këtij viti janë shoqëruar me përdorim të dhunës fizike dhe janë shkaktuar edhe lëndime trupore, apo viktimat kanë qenë të maltretuara edhe fiizikisht por edhe psigjikisht, ndërsa kanë jetuar me frikë se ndoshta edhe nesër do të mund të përsëritet e njejta, qëndron në një raport të publikuar nga Sektori i Punëve të Brendëshme në Tetovë.

“Shumica e viktimave gjatë ëktij gjysmë vjetori kanë qenë bashkërshort, më pas të pamartuarit-apo lidhjet jashtëmartesor, pindër, fëmiëjt etj.

Krahas kësaj, gjatë këtyre gjashtë muajve janë përgatitur dhe parashtruar deri tek gjykata themelore e Tetovës, edhe 17 (12 Tetovë, 5 Gostivar) kërkesa për procedurë penale, ndërsa janë paraqitur edhe 100 parashtresa (66 Tetovë, 34 Gostivar) për zënka verbale dhe zënka tjera me elemente të dhunës në familje të cilët ose janë zbarudhur ose kanë përfunduar vetëm me paralajmërime për kryerësit”, thuhet në raportin e këtij sektori policor.

Një pjesë e madhe e viktimave janë të gjinisë femërore, por ka raste edhe kur prindërit paraqesin raste se janë maltruar nga fëmijët e tyre. Policia dyshon se numri i vërtetë i këtyre rasteve është dukshëm më i madh por viktimat ose nuk e paraqesin rastin ose nuk kërkojnë që të ketë ndjekje penale.

“Shpresa se ndoshta më nuk do të përsëritet maltretimiapo turpi se do të kuptojnë fqinjët apo të afërmit, ende janë arsyet dhe faktorët kryesorë të mos paraqitjes së dhunës në familje. Megjithatë ka një dallim nga e kaluara ngase tani më kjo lloj dukurie nuk fshihet por paraqitet tek organet kompente”, thuhet në fund të këtij raporti.(U.H)

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *