Home / Lajme / Maqedoni / Reformat dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Burgun e “Idrizovës”

Reformat dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Burgun e “Idrizovës”

1 korrik-Në këtë sistemim të brendshëm është respektuar edhe Marrëveshja e Ohrit, ku janë sistemuar edhe të punësuarit shqiptarë. Zëvendësdrejtori i burgut të Idrizovës Bekim Rexhepi thotë se, një pjesë e reformave janë duke u bërë në pajtueshmëri me standardet të cilat i kërkon Bashkimi Evropianë, si kusht për anëtarësim në BE.

Në Burgun e “Idrizovës” janë zhvilluar reforma, sipas standardeve që janë të parapara në disa Konventa ndërkombëtare të Burgjeve.

Si reformë e re në organizimin e brendshëm administrativë është ndryshimi i statusit i të punësuarve, ku ata kanë kaluar nga referent në administratorë shtetëror.

Në këtë sistemim të brendshëm është respektuar edhe Marrëveshja e Ohrit, ku janë sistemuar edhe të punësuarit shqiptarë. Zëvendësdrejtori i burgut të Idrizovës Bekim Rexhepi thotë se, një pjesë e reformave janë duke u bërë në pajtueshmëri me standardet të cilat i kërkon Bashkimi Evropianë, si kusht për anëtarësim në BE.

Ai thotë se, këtë institucion shtetëror e ka trashëguar me një përfaqësim simbolik të shqiptarëve, ndërsa në udhëheqje nuk ka pasur asnjë shqiptarë.

“Në burgun e “Idrizovës” është bërë një reformë esenciale në sistemim, ku tani më të punësuarit në Burgun e “Idrizovës”, do të kenë statusin e nëpunësit shtetëror. Me këtë sistemim është pasur kujdes edhe bilanci etnik i të punësuarve, ku vetëm nga 4 sektorët udhëheqës, njëri është udhëheqës shqiptarë edhe atë me sektorin më të rëndësishëm të burgut atë për risocializim dhe një zëvendës sektori për siguri”, deklaroi Bekim Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *