Home / Sport / Renova 2:1 Glentoran – ‘Fitore që s’garanton qetësi’

Renova 2:1 Glentoran – ‘Fitore që s’garanton qetësi’

Start i suksesshëm për skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në Europa Ligë, pasi Renova dhe Rabotniçki të ejnten shënuan fitore në ndeshjet e para të kualifikimeve. Rabotniçki me fitoren 4:1 si mysafir i Trans Narvas në Estoni, thuajse ka siguruar kualifikimin, ndërsa Renova ka ende punë, pasi fitorja 2:1 kundër Glentoranit nuk garanton revansh të qetë.

Rezultati minimal 2:1 përballë skuadrës së zbehtë të Glentoranit nuk është ajo që dëshirohej nga skuadra e Renovës. Ndërkohë nëse analizohet mirë takimi i të ejntes dhe rrjedhën e ngjarjeve në fushën e lojës, atëherë Renova nuk mori atë që mundej në ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikimeve për Europa Ligë. Skuadra nga Xhepçishti patjetër duhej të kërkojë fitore më bindëse përballë skuadrës modeste nga Irlanda e Veriut. Renova i kishte të gjitha parakushtet për një gjë të tillë, duke avansuar që minutën e 14-të me anë të Jançevskit nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Mek Govern ndali Nuhiun dhe u ndëshkua me karton të kuq. Me epërsi 1:0 dhe me një futbollist më shumë në fushë, Renova në vend që të vazhdojë të sulmojë, i lejoi vetes luksin që miqtë të barazojnë në minutën e 45-të me anë të Niksonit. Pjesa e dytë solli lojë të dobët, me Renovën që mbante topin, mirëpo që rastet ishin në anën e mysafirëve. Në minutën e 88-të situatë komike në zonën mysafire, të cilët u ndalën duke menduar se kishte ndërprerje, ndërsa Renova përmes Bajramit shënoi golin e fitores, e cila megjithatë nuk garanton revansh të rehatshëm. ‘Më pëlqeu shumë ndeshja dhe loja e të dyja skuadrave. Mendoj se diferenca u bë në momentin kur na u përjashtua futbollisti i parë. Më pas edhe i dyti dhe ne nuk mundëm të bëjmë më tepër në kushte të këtilla‘, deklaroi trajenri i Glentoranit Scott Young, në pres konferencën pas përfundimit të ndeshjes, duke mos dashur në asnjë moment të komentojë arbitrat e takimit, që megjithatë sipas tyre në momente ishin diskutabil. Në anën tjetër trajneri i Renovës Bylbyl Sokoli u shpreh i kënaqur me fitoren, që sipas tij erdhi me lojë të dobët. ‘Jam i kënaqur me rezulatatin, me fitoren. Mendoj se është mundur më tepër. Nuk jam i kënaqur me lojën, por kishim shumë pak kohë për përgatitje. Shpresoj se ky ekip me disa përmirësime do të luajë më mirë në të ardhmen‘, tha Sokoli, i cili dukej i vetëdijshëm se ky rezultat nuk garanton kualifikim. Për këtë qëllim ai paralajmëroi se edhe në ndeshjen e kthimit Renova do të aplikojë lojë sulmuese. ‘Jam optimist për rezultat pozitiv në Belfast. Pres që këta djelmoshat të luajnë më mirë në ndeshjet e ardhshme dhe shpresoj që në Belfast të kalojmë më rezultat pozitiv. Nuk kemi çka të mbrojmë, sepse vetë rezultati nuk na lejon të kemi shumë komoditet dhe të mbrojmë rezultatin‘, përfundoi Sokoli.
Ndërkohë përfaqësuesi tjetër i Maqedonisë në këtë fazë të Europa Ligës, Rabotniçki, ishte bindës si mysafir i Trans Narvas. Fitorja 4:1 e çon Rabotniçkin shumë pranë kualifikimit në raundin e ardhshëm, duke bërë ndeshjen e kthimit thuajse vetëm formalitet.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *