Home / Sport / Renova do sulmojë Glentoranin

Renova do sulmojë Glentoranin

‘Pres presion nga irlandezët, mirëpo edhe ne nuk kemi ndërmend të mbrohemi, përkundrazi do të sulmojmë dhe me një lojë të tillë do të kërkojmë kualifikimin. Unë jam optimist se Renova do të kalojë në raundin e ardhshëm të Europa Ligës’, deklaroi në bisedë telefonike nga Belfasti i Irlandës Veriore, trajneri i Renovës Bylbyl Sokoli.

Skuadra e Renovës pas një udhëtimi të gjatë, në orën 22:00 të të martës ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku sot do të përballet me Glentoranin, në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Europa Ligës. Pas arritjes ekipi u akomodua në hotel, ndërsa të mërkurën futbollistët kanë qenë të detyruar të pushojnë mirë, ndërsa më pas në orën 20:45 zhvilluan seancë stërvitore në stadiumin ‘Ovall’, ku sonte do të luhet ndeshja mes Glentoranit dhe Renovës. ‘Kemi arritur në orët e vona të të martës dhe menjëherë jemi akomoduar në hotel. Gjithçka në ekip është në rregull, të mërkurën futbollistët kanë pushuar mirë pas udhëtimit të gjatë, ndërsa në orën e zhvillimit të takimit ne realizuam një seancë stërvitore’, foli nga Belfasti trajneri i Renovës Bylbyl Sokoli, i cili vijoi. ‘Jemi pritur mirë dhe vendasit po tregojnë respekt për ne. Edhe mediumet vazhdimisht interesohen dhe po tregohen të kujdesshëm, megjithse sa shof unë egziston një klimë pozitive te irlandezët, të cilët besojnë në fitore të tyre dhe në kualifikim të mëtejshm’. Pas zhvillimit të seancës stërvitore trajneri Sokoli ka zgjidhur shumë dilema rreth ekipit që do t’i kundërvihet Glentoranit. ‘Më saktësisht do të vendos pak para fillimit të takimit, mirëpo nuk do të ketë shumë ndryshime në krahasim me ekipin që luajti në ndeshjen e parë. Me shumë gjasa do të nisë takimin Ismaili, shpejtësia e të cilit mendoj se mund të na ndihmojë në këtë ndeshje dhe në këto kushte. Pres presion nga irlandezët, mirëpo edhe ne nuk kemi ndërmend të mbrohemi, përkundrazi do të sulmojmë dhe me një lojë të tillë do të kërkojmë kualifikimin. Unë jam optimist se Renova do të kalojë në raundin e ardhshëm të Europa Ligës’, përfundoi tekniku kosovar i skuadrës nga fshati Xhepçisht i Tetovës. ‘Sigurisht se prej ndeshjes së parë kemi rezultat pozitiv 2:1, por kjo nuk do të thotë që jemi të sigurtë për kualifikim në raundin e dytë. Në Belfast duhet të tentojmë që të shënojmë gol nëse duam kualifikim dhe ndeshje me Vorsklla Poltavën’, deklaroi mesfushori shkupjan i Renovës, Muharem Bajrami. Ndeshja Glentoran-Renova zhvillohet sonte në stadiumin ‘Ovall’ të Belfastit në Irlandën Veriore, me fillim në orën 20:45, ndërsa skuadra e Renovës ka epërsi 2:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në Shkup.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *