Home / Sport / Renova udhëtoi drejt Irlandës V.

Renova udhëtoi drejt Irlandës V.

‘Sigurisht se do të ishte më mirë që të kishim rezultat pa gol të pranuar, mirëpo ajo që ka ndodhur nuk mund të kthehet. Ne nisemi më herët drejt Irlandës Veriore, me qëllim që pas udhëtimit të gjatë futbollistët të kenë kohë për të pushuar dhe për tu aklimatizuar më mirë’, deklaroi para nisjes drejt Belfastit, trajneri i Renovës Bylbyl Sokoli.

Ekspedita e KF Renova në orët e mëngjesit të së martës është nisur drejt Irlandës Veriore, ku të ejnten do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër ekipit të Glentoranit. Renova me autobus ka udhëtuar deri në Tiranë, prej ku me aeroplan udhëtohet drejt Londrës, që më pas prej aty me tjetër fluturim të arrihet në Belfast. Sigurisht udhëtim i lodhëshëm, mirëpo për të patur futbollistët më të lehtë akomodimin, drejtuesi e klubit e panë të rrugës që të nisen më herët dhe të qëndrojnë atje deri në zhvillimin e përballjes me Glentoranin, ndaj të cilëve do të hyjnë me epëri 2:1 nga ndeshja e parë, mirëpo ai gol i pranuar sikur prishi planet e ‘gjipspunuesve’. ‘Sigurisht se do të ishte më mirë që të kishim rezultat pa gol të pranuar, mirëpo ajo që ka ndodhur nuk mund të kthehet. Ne nisemi më herët drejt Irlandës Veriore, me qëllim që pas udhëtimit të gjatë futbollistët të kenë kohë për të pushuar dhe për tu aklimatizuar më mirë’, deklaroi para nisjes drejt Belfastit, trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli. Strategu kosovar gjatë seancave stërvitore pas ndeshjes së parë ka tentuar që ekipin të përshtas me kundërshtarin, pasi tanimë ka më shumë njohuri për ta. ‘Po sigurisht të gjithë u vërtetuam se në Europë nuk ka skuadra të dobëta. Prandaj ne po tentojmë që të përgatisim futbollistët për një lojë e cila do të na sjellë rezultat pozitiv. Nuk do të jetë aspak e lehtë, Glentorani edhe përkundër fitores tonë ka rezultat të favorshëm dhe unë pres që ata të na bëjnë shtypje prej në fillim, për të kërkuar atë gol që do t’u jepte kualifikimin’, sqaroi Sokoli atë çka pret në ndeshjen e kthimit, mirëpo duke shtuar se Renova përmes një loje të hapur do të kërkojë të sigurojë kualifikimin. ‘Dua të jem i qartë dhe të përsëris nuk e di për të satën herë se Renova nuk do të mbrohet në Belfast. Do të sulmojmë dhe përmes një loje të hapur do të kërkojmë rastin tonë për tu kualifikuar. Unë kam besim në djelmoshat tanë, s’dyshoj se do të japin maksimumin dhe nëse ndodh kjo gjë, atëherë jam i mendimit se do të jemi shumë pranë kualifikimit’, përfundoi Sokoli.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *