Home / Lajme / Maqedoni / Riker takoi Thaçin dhe Ahemtin

Riker takoi Thaçin dhe Ahemtin

14 korrik-
Më pas Riker është takuar edhe me liderin e Bashkimit demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ndërkaq, nga ana e tij kreu I PDSH-së Menduh Thaçi, është shprehur se bashkëpunimi me Rikerin do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, të enjten pasdite ka pritur në selinë e partisë në një btakim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Filip Riker. Pas këtij takimi Riker njoftoi për takimet e fundit që ka zhvilluar me liderët dhe bartësit e funskioneve më të larta shtetërore, dhe liderët e partive opozitare. Ai është shprehur falënderues për të gjithë me ata të cilët ka bashkëpunuar duke uruar suksese dhe punë të mbarë edhe pasuesit të tij.

Më pas Riker është takuar edhe me liderin e Bashkimit demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ndërkaq, nga ana e tij kreu I PDSH-së Menduh Thaçi, është shprehur se bashkëpunimi me Rikerin do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Pata një takim lamtmirës me ambasadorin Riker.
E falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm të ambasadës Amerikane në shkup me PDSH-në. Ai shkon në një pozicion më të lartë, normalisht se ne do të vazhdojmë kontaktet me atë edhe në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të jemi opozitë konstruktive dhe korektor I politikave diskriminuese”, tha Thaçi.

Kreu I PDSH-së edhe kësaj radhe ka akuzuar BDI-në se ka pushtet vetëm fikstiv në qeveri dhe se propozim ndryshimet për simbolet kombëtare janë të dëmshme dhe sipas Thaçit, pavarësisht se sa centimetra do të jetë flamuri Ali Ahmeti mund ta marrë në shtëpinë e tij flamurin të valojë. Ai drejtoi akuza edhe për çështjet ekonomike ku sipas tij, vazhdon diskriminimi I shqiptarëve në këtë sferë të rëndësishme siç është ekonomia. (Tv Koha&gazeta Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *