Home / Lajme / Maqedoni / Rizgjidhet Cërvenkovski

Rizgjidhet Cërvenkovski

3 korrik-Në Kongres nuk u kërkua përgjegjësi për disfatën. Një pjesë e pjesëmarrësve në diskutim thanë se mandati i deputetëve të rinj do të zgjasë vetëm disa muaj dhe se të gjithë në LSDM duhet të përgatiten për zgjedhje të reja që me siguri do të ndodhin para mbajtjes së zgjedhjeve lokale

Në Kongresin e 13-të, që u mbajt në Manastir, Branko Cërvenkovski u rizgjodh sot kryetar i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë edhe përkundër disfatës në zgjedhjet e fundit parlamentare. Me dyer të mbyllura, partia më e madhe opozitare bisedoi në Manastir edhe rezultatet zgjedhore si dhe për ngjarjet brenda në parti. “LSDM-ja i humbi zgjedhjet për shkak se u përballë me regjim, u përball me shtetin dhe jo me parti politike. Kjo parti e vendosur në institucionet shtetërore dhe fakti që LSDM-ja morri 370 000 vota ose dyfish më tepër se në ndonjë cikël të mëhershëm zgjedhor, tregon se LSDM-ja po kthehet në skenën e madhe politike të Maqedonisë. Në pjesën e diskutimeve kishte edhe vështrime kritike, por ajo që për ne është më e rëndësishme është se krahas miratimit njëzëri të raportit treguam se debatin po e zhvillojmë brenda në organet e partisë dhe kjo është një fitore e madhe e këtij kongresi për LSDM-në”, tha Andej Petrov, sekretar i LSDM-së.

Në Kongres nuk u kërkua përgjegjësi për disfatën. Një pjesë e pjesëmarrësve në diskutim thanë se mandati i deputetëve të rinj do të zgjasë vetëm disa muaj dhe se të gjithë në LSDM duhet të përgatiten për zgjedhje të reja që me siguri do të ndodhin para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *