Home / Lajme / Maqedoni / Rrihet diplomati rus në Shkup

Rrihet diplomati rus në Shkup

2 korrik-Dy sulmues të panjohur, kanë rrahur mbrëmë rreth orës 22 një këshilltar të Ambasadës ruse në Maqedoni. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Taftalixhe të Shkupit, ndërsa diplomati është dërguar në spital me lëndime të rënda

Një këshilltar i Ambasadës ruse në Shkup, rreth orës 22 të së premtes është rrahur nga dy persona të panjohur. Sipas MPB, diplomati rus ishte rrahur në afërsi të rrugës “Dushko Bojkovski”, deri sa po ecte në këmbë. Siç bëhet e ditur dy persona të panjohur kanë ndaluar me makinën e tyre me ngjyrw tw gjelbër para diplomatit rus, i cili po ecte në këmbë dhe e kanë rrahur brutalisht.

Më pas personat e panjohur, kanë braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa diplomati rus menjëherë është dërguar nga persona të tjerë në klinikën e Shkupit, ku është konstatuar se ka lëndime trupore, frakturë në hundë, nofullën e krisur dhe lëndime të tjera. Uniformat blu i kanë ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e rastit, ndërsa sqarime ka kërkuar edhe Ambasada ruse në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *