Home / Sport / Rufeja-M sot përballet me Teteksin

Rufeja-M sot përballet me Teteksin

Skuadra e posa-inkuadruar në Ligën e Dytë, Rufeja-M nga fshati Miletinë i Tetovës nga e hëna qëndron në qendrën turistike në Mavrovë, ku po zhvillon përgatitjet e fazës së dytë, ku parashihet zhvillimi i ndeshjeve kontrolluese. Në këtë drejtim kundërshtari i parë i KF Rufeja-M është anëtari i Ligës së Parë Teteksi, me të cilët përballen sot në në Mavrovë. Ndërkohë miletiansit vazhdojnë të përforcojnë rradhët e tyre duke angazhuar Deliovskin, Rexhepin, Sadikin dhe Shaqirin.

Klubi i Futbollit Rufeja-M duket se përfundimisht planifikon të luajë rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm debututes për ta në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni. Të mbështetur fuqishëm nga sponsori ambicioz Samet Rasimi, ‘miletinasit’ kështu si kanë nisur ndoshta do të jenë befasia e kategorisë së dytë. Pasi Rufeja-M në fillim angazhoi disa përforcime të mëdha, fazën e parë të përgatitjeve e zhvilloi në ‘shtëpi’. Faza e dytë e përgatitjeve ku parashihet edhe zhvillimi i ndeshjeve kontrolluese do të zhvillohet në Mavrovë, ndërsa bashkë me udhëtimin drejt kësaj qendre turistike Rufesë i’u bashkuan edhe disa përforcime. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Shkëndisë së Tetovës, Cvete Deliovski, pastaj Xhengiz Rexhepin nga Teteksi, Fitim Sadikin dhe Arbërim Shaqirin (vëllau i Artim Shaqirit). ‘Nga e hëna (18.07.2011) jemi të vendosur këtu në Mavrovë, ku kemi kushte ideale për punë. Do të qëndrojmë deri të shtunën dhe shpresojmë që të shfrytëzojmë maksimalisht kushtet që ofron kjo qendër’, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi, i cili konfirmoi angazhimin e katër futbollistëve të rrinjë. ‘Po me kënaqësi mund të konfirmoj se kemi angazhuar përforcime cilësore, të cilat besoj se do të ngrisin nivelin e cilësisë te ekipi ynë. Deliovski dhe Rexhepi kanë përvojë edhe në Ligën e Parë si dhe jashtë Maqedonisë, ndërsa presim shumë edhe nga Sadiki dhe Shaqiri’, sqaroi Fetishi. Të hënën dhe të martën ekipi ka punuar me intenzitet maksimal në seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Zoran Gjorgjevski, ndërsa për sot është paraparë zhvillimi i ndeshjes kontrolluese me Teteksin. ‘Është koha e duhur që të shohim kundër një skuadre të fortë deri ku kemi arritur me përgatitjet. Sot luajmë kundër Teteksit një kontrolluese që do na shërbejë shumë, si për të para potencialin e ekipit, aq edhe për të komponuar ekipin, në kushte kur kemi angazhuar shumë futbollistë të rrinjë. Shpresoj që kjo ndeshje dhe ndonjë tjetër që do kemi në vazhdim të na mundësojnë të arrijmë formën optimale, për të qenë më pas të suksesshëm në kampionat’, përfundoi Fetishi. Rufeja-M pas ndeshjes me Teteksin do të vazhdojë qëndrimin e saj në Mavrovë, deri sa për të shtunën është paraparë kthimi për në Tetovë, ku do të presin fillimin e kampionatit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *