Home / Lajme / Maqedoni / Seanca për Qeverinë më 27 korrik

Seanca për Qeverinë më 27 korrik

Në seancë mandatari Gruevski do ta argumentojë Programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë para deputetëve. Votimi për zgjedhje të Qeverisë realizohet sipas Propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi me votim publik.

Kuvendi i Maqedonisë më 27 korrik do ta mbajë seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re. Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski, siç informojnë nga kabineti i tij, gjatë ditës do ta caktojë seancën në të cilën sipas Rregullores për punë të Kuvendit zgjat më së shumti dy ditë. Zëvesdës-ministrat do të zgjidhen në seancë të re që do të mbahet më 29 korrik.
Në dy postet zëvendës-kryeministrore, atë të Implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Çështjeve Evropiane do të ulen Musa Xhaferi dhe Teuta Arifi. Ndërsa si ministra të tjerë, përkatësisht janë pozicionuar Blerim Bexheti në Drejtësi, Fatmir Besimin në Mbrojtje, Abdylaqim Ademin në Ekologji, Nevzat Bejtja në Pushtetin Lokal, dhe Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Zoran Stavrevski dhe Vlladimir Peshevski i ruajnë vendet e zv.kryeministrit edhe në përbërjen e re qeveritare. Gordana Jankullovska mbetet ministre e Punëve të brendshme si dhe Elizabeta Kancevska Milevska – ministre e Kulturës. Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë Nikolla Popovski, ambasador i deritashëm në BE. Ministrinë e shëndetësisë do ta udhëheqë Nikolla Todorov, ndërsa ministër i Arsimit do të jetë Pance Kralev. Ministër i Transportit dhe lidhjeve do të mbetet Mile Janakievski. Ministra pa resor janë caktuar Nexhdet Mustafa dhe Hadi Neziri.
Sipas Rregullores për punë të Kuvendit seanca për zgjedhje të Qeverisë së re mbahet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Propozimit për përbërjen e Qeverisë dhe Programit.
Në seancë mandatari Gruevski do ta argumentojë Programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë para deputetëve. Votimi për zgjedhje të Qeverisë realizohet sipas Propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi me votim publik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *