Home / Lajme / Maqedoni / SHBA reagon për amnistinë

SHBA reagon për amnistinë

21 korrik-
Në letrën me shkrim, nga Ambasada amerikane shprehen se sinqerisht shpresojnë se gjitha bashkësitë etnike dhe individë do të mund ta tejkalojnë dhembjen nga e kaluara.

Ambasada e SHBA-së në Shkup, ka reaguar të mërkurën lidhur me miratimin e ndryshimeve të Ligjit të amnistisë nga ana e Kuvendit të Maqedonisë. Në letrën me shkrim, nga Ambasada amerikane shprehen se sinqerisht shpresojnë se gjitha bashkësitë etnike dhe individë do të mund ta tejkalojnë dhembjen nga e kaluara në drejtim të pajtimit dhe të një vendi të fuqishëm dhe më të bashkuar.

”Nuk është adekuate që ne të komentojmë se si vendi i interpreton ligjet e saj. Ne e kuptojmë dhembjen dhe humbjen që bashkësi të caktuara etnike e kanë pësuar në konfliktet e kaluara. Ne sinqerisht shpresojmë se gjitha bashkësitë etnike dhe individët do të mund ta tejkalojnë dhembjen nga e kaluara në drejtim të pajtimit dhe të një vendi të fuqishëm dhe më të bashkuar”, thuhet në reagimin me shkrim të Ambasadës së SHBA-së.

Ndryshe, ditë më parë ekzekutivi përmes interpretimit autentik të Ligjit për amnisti ka mbyllur katër rastet e Hagës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *