Home / Sport / Shkëndija fitoi Super Kupën e Maqedonisë

Shkëndija fitoi Super Kupën e Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore 2:1 përballë Metalurgut, në ndeshjen e Super Kupës së Maqedonisë e zhvilluar të dielën në mbrëmje në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Ky sukses fut Shkëndijën në historikun e futbollit të Maqedonisë, si skuadra e parë që arrin të fitoj këtë trofe, që u organizua për herë të parë në vendin tonë. Për Shkëndijën ky ishte trofeu i dytë në këtë vit, pasi kohë më parë u stolisën me titullin e Kampionit të LPFM-së.

Futbollistët e Shkëndijës janë fitues të premierës së Super Kupës së Maqedonisë. Të dielën në Shkup, në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’, kampionët aktual fituan 2:1 përballë fituesit të kupës së Maqedonisë, Metalurgut. Tetovarët avansuan që në minutën e 5-të, kur Mustafi ishte preciz nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Huseini kishte depërtim dhe assit të saktë për Sali-n, i cili u ndal në zonë në mënyrë të parregullt. Dy minuta më vonë një diagonale e Cuculit hapi mundësi për Eminin, parabola e të cilit shkoi mbi portë. Shkëndija në vazhdim i la lojën kundërshtarit, të cilët kishin disa mundësi për të barazuar, mirëpo në portën ‘kuqezi’ i sigurtë vazhdimisht ishte Hadis Velii.
Në pjesën e dytë Metalurgu ‘shtypte’ në kërkim të barazimit, mirëpo ma mundur të gjejë mënyrë për të tundur rrjetën e Shkëndijës, të cilët në anën tjetër përmes kundërsulmeve kërkonte golin e qetësisë. Pikërisht në një aksion të tillë, në minutën e 84, Hasani avansoi përpara, hapi lojën në të majtë te Cuculi, i cili prodhoi harkim të saktë në zonë, ndërsa Ersen Sali me gjysmëgërshërë dërgoi topin në rrjetë për avantazh 2:0. Deri në fund Metalurgu provoi të rrikthehet dhe pas disa rasteve të humbura, në minutën e 90-të Stevanoviq shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke zbutur epërsinë në 2:1. Në minutën e 2-të të kohës shtesë, Ilijovski u rrëzua në zonën e Shkëndijës pas duelit me Velii-n, mirëpo referi Meçkarovski tregoi që loja të vazhdojë. Fundi i ndeshjes ishte shenjë për fillimin e një feste të madhe të ‘kuqezinjëve’, të cilët fituan trofeun e dytë në historikun e saj, ndërsa njëkohësisht bëhen skuadra e parë fituese e Super Kupës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *