Home / Sport / Shkëndija humbi 1:3 nga MFK Kosice – Ibishi: ‘Skuadra luajti mirë në fushë’

Shkëndija humbi 1:3 nga MFK Kosice – Ibishi: ‘Skuadra luajti mirë në fushë’

Kampionët e Maqedonisë kanë humbur 3:1 ndeshjen e parë kontrolluese në Austri, përballë formacionit të MFK Kosices. Siç mësojmë nga kampio ‘kuqezi’, pjesën e parë Shkëndija ka dominuar në lojë dhe pas avantazhit të sllovakëve, në minutën e 41 me anë të Ersen Sali kanë barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë Osmani ka futur në lojë komplet skuadër tjetër dhe kjo është shfrytëzuar nga sllovakët të cilët kanë shënuar dy gola. Jovanovski i Shkëndijës në minutën e 81 është ndëshkuar me karton të kuq.

Shkëndija e Tetovës vazhdon përgatitjet verore në Ramingstain të Austrisë, deri sa në ndeshjen e parë kontrolluese pësuan disfatë 3:1 nga skuadra sllovake MFK Kosice. Në një ndeshje interesante, me shumë raste për të shënuar, sllovakët kanë marë fitoren në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë është mbyllur baraz 1:1, ndërsa Shkëndija ka qenë skuadra që ka dominuar në fushën e lojës. Në minutën e 18-të të takimit futbollisti i Kosices, Çonka me goditje të fortë nga distanca ka gjetur këndin e epërm të portës së Zendelit. Shkëndija në vazhdim ka dominuar dhe në minutën e 41 pas një aksioni të bukur nga ana e djathtë, Ersen Sali shënon për 1:1. Në pjesën e dytë trajneri Osmani në lojë ka inkuadruar komplet ekip tjetër, kështu që sllovakët kanë marë dominimin. Së pari Paçinda ka realizuar për 2:1 në minutën e 70-të, që 8-të minuta më vonë sllovakëve tu përjashtohet një futbollist me karton të kuq. Këtu Shkëndija rriktheu dominimin dhe vazhdimisht shtypte kundërshtarin në kërkim të barazimit, mirëpo në minutën e 81 Miki Jovanovski pas një starti të pakujdesshëm ndëshkohet me karton të kuq, dhe loja e Shkëndijës bie në tempo. Këtë e shfrytëzuan nga tabori i KFK Kosices, të cilët në minutën e 82-të me anë të Karasit shënuan për 3:1, që në fund ishte rezultati final i këtij takimi kontrollues. Vlen të ceket se për 90-të minuta në portën e sllovakëve qëndroi portieri maqedonas, Darko Tofilovski. ‘Kemi patur një paraqitje të mirë, posaçërisht në pjesën e parë kur kishim dominimi të plotë në teren. Ne jemi të kënaqur me atë që tregoi ekipi, duke bindur edhe një herë se skuadra jonë ka potencial. Sigurisht se deri sa në teren ishte formacion i parë, Shkëndija ishte skuadra që diktonte tempon e lojës. Në pjesën e dytë u bënë shumë zëvendësime dhe të rrinjtë sikur nuk mundën të mbajnë tempon e lojës. Si do që të jetë, ne mbesim të kënaqur me këtë takim kontrollues, i cili ishte i pari për ne dhe sigurisht se ditët në vijim pritet që forma e skuadrës të shënojë ngritje’, deklaroi për gazetën ‘Koha’, nënkryetari i Shkëndijës Idriz Ibishi, i cili vazhdimisht është me ekipin në përgatitjet në Austri. Ndërkohë loja e mirë e Shkëndijës konfirmohet edhe nga deklarata e trajnerit të Kosices Ladislav Shimço, për faqen e tyre zyrtare të internetit. ‘Siç shihet ne kemi filluar të kristalizojmë formacionin e parë. Kemi ndalur rotacionin, pasi është koha për të vendosur ekipin bazë dhe më vjen mirë që ekipi u duk kompakt’, ka thënë Shimço, duke konfirmuar se ka shkuar në rezultat duke kryer vetëm tre zëvendësime në pjesën e dytë, përkundër faktit që Osmani ndroi tërë ekipin. ‘Jemi të kënaqur me lojën, kundër një skuadre shumë të fortë. Shkëndija nuk ishte aspak kundërshtar i lehtë, përkundrazi ata më befasuan me lojën e tyre. Tek e fundit ata treguan se jorastësisht janë shpallur këtë vit kampion të Maqedonisë dhe do të luajnë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Unë jam i kënaqur që më në fund ishim në gjendje të konvertojmë në gola rastet e krijuara’, përfundoi Shimço, skuadra e të cilit deri tani ka zhvilluar shumë takime kontrolluese, ndërsa për ‘kuqezinjtë’ ky ishte vetëm ‘testi’ i parë. Shkëndija pas ndeshjes me Kosicen, të premten ka vazhduar me seancat e rregulta stërvitore, ndërsa pritet që ndeshjen e rradhës ta zhvillojë kundër ekipit lokal, Ramingstain.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *