Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija kërkon përkrahje dinjitoze

Shkëndija kërkon përkrahje dinjitoze

16 korrik-Informohen të gjithë ata që duan të blejnë biletë për këtë ndeshje, të njëjtët duhet të posedojnë dokument identifikimi për tu identifikuar në pikat e shitjes, Emrin, Mbiemrin dhe numrin e letërnjoftimit. Secili mund të blejë maksimum 5 (pesë) bileta. Çmimi i biletave për tribunat LINDORE dhe PERËNDIMORE do të kushtojnë nga 200 denarë, ndërsa në tribunat VERIORE DHE JUGORE do të kushtojnë nga 300 denarë.

Klubi i Futbollit SHKËNDIJA nga Tetova informon publikun në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërmjet KF SHKËNDIJA dhe KF PARTIZANI, e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘FILIPI I DYTË’ në Shkup më 19.07.2011 (e martë) me fillim në orën 20:45. Shitja e biletave për ndeshjen mes KF ‘SHKËNDIJA’ dhe KF ‘PARTIZANI’ do të fillojë më datë 17.07.2011 (e dielë) në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00, më 18.07.2011 (e hënë) nga ora 10:00 deri në orën 20:00, si dhe në ditën e zhvillimit të ndeshjes 19.07.2011 (e martë) me fillim nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:45. Biletat do të shiten në pikat e shitjes në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, ndërsa në Tetovë te ‘Fun Shop Shkëndija’. .Informohen të gjithë ata që duan të blejnë biletë për këtë ndeshje, të njëjtët duhet të posedojnë dokument identifikimi për tu identifikuar në pikat e shitjes, Emrin, Mbiemrin dhe numrin e letërnjoftimit. Secili mund të blejë maksimum 5 (pesë) bileta. Çmimi i biletave për tribunat LINDORE dhe PERËNDIMORE do të kushtojnë nga 200 denarë, ndërsa në tribunat VERIORE DHE JUGORE do të kushtojnë nga 300 denarë.
Në pajtueshmëri mes dy klubeve dhe rekomandim të UEFA-së, duke patur parasysh se ky takim është shpallur NDESHJE ME REZIK TË LARTË, përballja do të zhvillohet pa tifozë të skuadrës mysafire. Ndalohet posedimi i çfarëdo qoftë rekuiziti (fanellë sportive, maicë, shall, kapelë, flamur) dhe gjithçka tjetër që do të simbolizonte skuadrën mysafire, pa dallim nëse personi do të kishte siguruar biletë hyrëse për ndeshjen në fjalë, nuk do të mund të kishte qasje për në stadium. Kryesia e KF SHKËNDIJA kërkon nga tifozët e saj dhe gjithë ata që do të vijnë të ndjekin këtë ndeshje, të kontribojnë për atmosferë pozitive dhe mos të lejojnë të provokohen për të kryer akte dhune apo sjellje që do të ishin fatale për klubin, thuhet ne komunikatën e klubit të Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *