Home / Sport / Shkëndija lë Evropën, me kokën lartë

Shkëndija lë Evropën, me kokën lartë

Shkëndija është mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve nga Partizani me rezultatin 1:0. Kësisoj, ekipi shqiptar eliminohet nga kjo garë me rezultatin e përgjithshëm 5:0.

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija, ka luajtur shumë më mirë të martën mbrëma në Shkup se që kishte luajtur një javë më parë në Beograd, ku pësoi me rezultatin 4:0. Mirëpo, as kjo nuk i mjaftoi Shkëndijës të fitojë ndaj skuadrës serbe Partizan. Shkëndija është mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve nga Partizani me rezultatin 1:0. Kësisoj, ekipi shqiptar eliminohet nga kjo garë me rezultatin e përgjithshëm 5:0.
Vladimir Jovançiq (67′) shënoi golin e vetëm për Partizanin të martën mbrëma.
Shkëndija në Shkup nisi furishëm ndeshjen. Madje, dominoi pjesën më të madhe të takimit, ku gjatë pjesës së parë pati raste të shumta shënimi nëpërmjet Ferhan Hasanit (2′, 20′), Jasir Selmanit (23′), Izair Eminit (28) e Ersan Salit (45′). Rastin e vetëm për Partizanin në ndeshjen e parë e pati braziliani Eduardo (34′).
Edhe në pjesën e dytë Shkëndija ishte dominuese. Por, megjithëkëtë, Shkëndija pësoi një gol që prishi festën në tribuna.
Jovançiq (67′) arriti të shfrytëzojë një pakujdesi të mbrojtjes së Shkëndijës dhe mposhti portierin Suad Zendeli. Rastin më të mirë për Shkëndijën në pjesën e dytë e pati Nebi Mustafi (88′).
Në pjesëlojën e dytë u aktivizua edhe sulmuesi kosovar Genc Hyseni në vend të Salit. Shkëndija ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 94-t, Muhamed Huseini.
Partizani në rrethin e tretë eliminator të “Championsit” do të përballet me skuadrën kampione të Belgjikës, KRC Genk.

Shkëndija – Partizani 0:1
(Jovançiq 67′)

Stadiumi: “Filip II”, Shkup. Shikues: 12 000
Arbitër kryesor: Serbastian Coltescu (Rumani)
Kartonë të verdhë: Cuculi (Sh) – Medo, Jovançiq (P)
Karton i kuq: Huseini (Sh)

Shkëndija: Zendeli, Cuculi, Nikitoviq, Neziri, Berisha, Mustafi, Huseini, Emini (Bilbilovski), Selmani (Taipi), Sali (Hyseni), Hasani

Partizani: Iliq, Volkov, Rankoviq, Ivanov, Aksentijeviq, Med, Tomiq (Baboviq), Vukiq (Ninkoviq), Iliq, Eduardo (Jovançiq), Shqepoviq

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *