Home / Sport / Shkëndija nis me humbje

Shkëndija nis me humbje

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija sezonin e ri e ka nisur me humbje, pasi ka pësuar disfatë 2:1 në fushë të Horizont Turnovës. Renova në Tetovë pa ndonjë problem më të madh mundi Ohrin me rezultatin 2:0.

Të shtunën ka startuar kampionati i XX në futbollin elitar të Maqedonisë, në të cilin befasinë e parë e ka sjellë Horizont Turnova, e cila ka mundur 2:1 kampionen aktuale Shkëndijën. Tetovarët me disa ndryshime në formacion dhe me mungesa të shumta si pasojë e dëmtimve paralajmëruan fitore, mirëpo gjërat nuk shkuan sipas paralajmërimeve. Edhe pse synonin të dominojnë takimin, futbollistët e Shkëndijës mbetën të hendikepuar në minutën e 18-të, kur mbrojtësi Mishkovski shkaktoi penalti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Milushev ishte i saktë nga penaltia, për epërsi 1:0 të vendasve. Shkëndija me 10-të futbollistë në fushë në vazhdim provoi të rrikthehet, mirëpo disa goditje të tetovarëve, nuk sollën ndryshim. Edhe në pjesën e dytë Shkëndija ishte në kërkim të barazimit, ndërsa vendasit me kundërsulme kërkonin golin e dytë, për të mbyllur takimin. Dhe në këtë drejtim Horizonti ishte i suksesshëm disa minuta para fundit, kur Georgiev shënoi për 2:0. Shkëndija këtu u duk e dorëzuar, mirëpo deri në fund kampionët arritën që të shënojnë golin e nderit, me anë të Eminit në kohën shtesë. Renova pa ndonjë problem të theksuar mundi ‘Ohrid 2004’, me rezultatin 2:0, me golat e Jancevsit, nga një në secilën pjesë. Së pari në minutën e 28-të pas harkimit nga këndi Jancevski shënoi gol të bukur me kokë, ndërsa në minutën e 54 pas një topi të larguar nga portieri mysafir, sulmuesi i Renovës shënoi gol paksa komik, duke dërguar topin në rrjetë me goditje për toke nga distanca. Finalistët e edicionit të kaluar të Kupës së Maqedonisë, Metalurgu dhe Teteksi përsëri sollën të njëjtin rezulta, 2:0 për skuadrën nga Shkupi. Napredoku mundi 1:0 Sileksin, ndërsa ‘Vardari i ri’ (i bashkuar me Mirvacin) fitoi në Prilep ‘Pobedën’ (11 Oktomvri, skuadër e cila është përforcuar nga ‘njerëz’ të Pobedës, pasi kjo e fundit u pezullua nga FIFA) me rezultatin 1:0. Ndeshja Rabotniçki – Bregallnica me të cilën do të mbyllet java e parë e sezonit të ri do të zhvillohet të dielën.

Rezultatet e javës së parë:

Horizont T. – Shkëndija 2:1
Milushev 19’(p), Georgiev 87’ – Emini 93’
Renova – Ohrid 2004 2:0
Jançevski 28’ dhe 54’
Metalurg – Teteksi 2:0
Strefanoviq 38’, Ilioski 60’
Napredoku – Sileksi 1:0
Markoski 72’
11 Oktomvri – Vardar 1947 0:1
Ivanovski 64’
Rabotniçki – Bregallnica (e diel)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *