Home / Sport / Shkëndija numëron ditët e fundit në Austri

Shkëndija numëron ditët e fundit në Austri

‘Lojë shumë e mirë dhe kuptohet fitore e merituar. Me të vërtetë ishte kënaqësi të shikohet një paraqitje e tillë e shkëlqyer e futbollistëve tanë, të cilët treguan performansë të shkëlqyer. Vetëm shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Mbetemi optimistë për rezultat të favorshëm në Beograd’, u shpreh nga Austria, drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Pas ndeshjes me Timisoarën, ku Shkëndija pos fitores u dallua edhe me lojë të mirë, atmosfera në kampin ‘kuqezi’ është në nivel. Kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese e skuadrës kampione të Maqedonisë dhe sipas asaj që mundej të shihet, loja ka përmirësim të madh, në krahasim me ndeshjen e parë që luajtën me MFK Kosicen (humbje 3:1). ‘Lojë shumë e mirë dhe kuptohet fitore e merituar. Me të vërtetë ishte kënaqësi të shikohet një paraqitje e tillë e shkëlqyer e futbollistëve tanë, të cilët treguan performansë të shkëlqyer. Vetëm shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm’, u shpreh nga Austria, drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri. Ai sqaroi se skuadra këto ditë të fundit para sfidës me Partizanin do të tentojë të shmangë gabimet që u shfaqën në lojë, ndërsa gëzon edhe fakti se ekipi nuk ka futbollistë të lënduar. ‘Ndeshja me Timisoarën ishte pozitive dhe do të shërbejë si provë gjenerale para takimit të parë me Partizanin në Beograd. Këto ditë stafi teknik do të punojë në minimizimin e gabimeve, për të qenë të gatshëm për takimin me Partizanin. Kishim orfertë që sot (e ejnte) të zhvillojmë një tjetër takim kontrollues, mirëpo ne vlerësuam se nuk kemi nevojë për një gjë të tillë. Sa i përket bilansit shëndetësor gjithçka është në rregull. Sali është gati, ndërsa në lëndim të lehtë ankohet Miki Jovanovski, mirëpo nuk ëshët asgjë serioze’, sqaroi Shaqiri, i cili në fund u shrpeh optimist për një paraqitje të mirë në Beograd. ‘Të them të drejtën nëse futbollistët arrijnë të japin më të mirën nag vetja, nëse luajnë me disiplinë dhe arrijnë të ruajnë koncentrimin, unë personalisht jam shumë pozitiv për një rezultat të favorshëm’, përfundoi Shaqiri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *