Home / Sport / Shkëndija të mërkurën luan me Timisoaran

Shkëndija të mërkurën luan me Timisoaran

Edhe pse në moment të parë u paralajmërua se kundërshtari i ardhshëm i Shkëndijës do të jetë skuadra sllovake Tartan Preshov, megjithatë ata kanë ikur më herët nga Austria, kështu që ‘kuqezinjtë’ u detyruan të kërkojnë alternativë dhe të martën do të përballen me ekipin rumun, Timisoara.

Kundërshtar shumë i fortë të cilët sezon e fundit ishin nënkampionë të Rumanisë, ndërsa vite më parë luajtën edhe në fazën e grupeve të Kupës së Uefa-së. Lajmin e konfirmoi nënkryetar i Shkëndijës, Idriz Ibishi, i cili sqaroi se atmosfera në ekip është shumë e mirë. ‘Nesër skuadra do të luajë me Timisoaran. Duhej të përballemi me Tartan Preshov, mirëpo ata janë larguar nga Austria. Neve na gëzon fakti që atmosfera në ekip është shumë e mirë, ndërsa gjithashtu deri tani nuk kemi asnjë futbollist të lënduar’, tha Ibishi, i cili zbuloi se dy brazilianët e paralajmëruar nuk do të angazhohen nga Shkëndija. ‘Njëri ishte mbrojtës dhe ne nuk kemi nevojë për futbollist plotësues në këtë repart, pasi aty kemi mjaft konkurencë. Ndërkohë tjetri ishte sulmues dhe në provat që kishte nuk arriti të bindë stafin teknik. Kështu ne ata i kemi liruar nga obligimet dhe vazhdojmë më tej me këtë fond të futbollistëve që kemi’, përfundoi Ibishi, i cili këto ditë duhet të rrikthehet në Maqedoni.

Serbët ‘spiunojnë’ Shkëndijën

Se asgjë nuk i’a lënë rastit, drejtuesit e Partizanit kanë konfirmuar me pjesëmarjen e fshehtë në takimin kontrollues të Shkëndijës me MFK Kosicen. Drejtori sportiv Mladen Krstajic, koordinatori Albert Naxh, trajneri Aleksandar Stanojevic dhe sekretari i stafit teknik Ljubisha Rankovic ndoqën pjesën e parë të ndeshjes MFK Kosice-Shkëndija, për tu larguar pas përfundimit të pjesës së parë. ‘Shkëndija është skuadër cilësore dhe këtë mund ta konstatojë cdo kush që ndjek ndeshjet e tyre. Kanë futbollistë cilësorë, por ne shikojmë punën tonë dhe besojmë se do të kualifikohemi më tej’, është shprehur drejtori sportiv i Partizanit, Krstajic. Ndërkohë për vizitën e ‘kundërshtarit’ dijnë edhe nga tabori i Shkëndijës. ‘Jo vetëm në ndeshjen kundër Kosices. Ata ditë më parë nga distance kanë ndjekur edhe senacën tonë stërvitore që zhvillohej në mbrëmje nën dritën e reflektorëve. Nuk janë ofruar, por nga distanca kanë provuar të mësojnë detaje të lojës tonë’, tha Ibishi.

Betim Aliu operon gjurin

Futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Betim Aliu gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale të gjurit, pasi i njëjti e pamundësoi që të udhëtojë me skuadrën në përgatitjet në Austri. Aliu u lëndua derisa stërvitej me ekipin në Tetovë, kur për një moment ndjeu një kërcitje në gju, duke kuptuar që në moment të parë se bëhet fjalë për lëndim serioz. Pasi disa ditëve pauzë dhe analizë, nëse lëndimi mund të sanohet me terapi, përfundimisht është vendosur që Aliu të operohet. ‘Ky është futbolli dhe lëndimet janë pjesë e këtij sporti. U dëmtova deri sap o stërvitesha me skuadrën dhe që në moment të parë kam ndjerë se është dicka serioze. Kam vendosur të operohem për të lënë pas lëndimin dhe më pas mendoj vetëm se sa më shpejtë të kthehem në teren, për t’iu bashkuar skuadrës’, sqaroi Aliu, i cili edhe pse i vetëdijshëm për forcën e Partizanit, megjithatë është optimist për paraqitje të mirë të skuadrës së tij në ndeshjen e parë të raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. ‘Të gjithë e dimë forcën e Partizanit dhe këtu nuk ka shumë cka të flitet. Mirëpo edhe Shkëndija ka kualitetet e veta, që gjatë gjithë sezonit të kaluar i ka dëshmuar. Tani sigurisht që do kemi nevojë për pak fat sportiv, mirëpo unë jam shumë optimist se nga Beogradi shokët e mij mund t’ia dalin me rezultat të favorshëm. Mua më vjen keq që nuk do jem pjesë e ekipit në këtë moment historik, por bashkëlojtarët do të kenë mbështetjen time maksimale’, përfundoi Aliu. Mbrojtësi i djathtë Shkëndijës i’u bashkua në prnaverë, kur erdhi nga Besa e Kavajës, ndërsa më herët ka luajtur te Metalurgu dhe Slloga në Maqedoni, kurse një sezon ishte pjesë e ekipt finlandez, FC Kups.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *