Home / Sport / Shkëndija udhëtoi drejt Beogradit

Shkëndija udhëtoi drejt Beogradit

‘Ekipi të dielën zhvilloi stërvitje në Austri, ndërsa sot herët u nisëm drejt Beogradit. Do të vendosemi në Hotel Prestige, ku kushtet janë të shkëlqyeshme, ndërsa në afërsi të hotelit ka teren adekuat për stërvitje. Është paraparë që futbollistët të kenë një seancë stërvitore pas arritjes në Beograd’, u shpreh nënkryetari i Shkëndjiës, Idriz Ibishi.

Ekspedita e Klubit të Futbollit Shkëndija sot në orët e mëngjesit (e hënë) ka lëshuar bazën e saj në Raimnigstain të Austrisë, duke udhëtuar drejt kryeqendrës serbe, Beogradit, ku pritet të arrijnë në orët e pasditës. ‘Kuqezinjtë’ do të vendosen në ‘Hotel Prestige’ ku pas një pushimi të shkurtër, do të kenë një seancë stërvitore. ‘Ekipi të dielën zhvilloi stërvitje në Austri, ndërsa sot herët u nisëm drejt Beogradit. Do të vendosemi në Hotel Prestige, ku kushtet janë të shkëlqyeshme, ndërsa në afërsi të hotelit ka teren adekuat për stërvitje. Është paraparë që futbollistët të kenë një seancë stërvitore pas arritjes në Beograd’, sqaroi nënkryetari i Shkëndjiës, Idriz Ibishi, i cili shtoi se atmosfera në ekip është në nivel, derisa futbollistët duken të përgatitur për sfidën me Partizanin. ‘Kemi lënë pas përgatitje intensive dhe cilësore, të cilat besoj të kenë përgatitur në nivel ekipin. Futbollistët janë në formë të mirë, gjë që u pa në ndeshjet kontrolluese dhe shpresojmë që të jemi në nivel të mërkurën kundër Partizanit’. Sipas Ibishit, Shkëndija ka udhëtuar më herët drejt Beogradit, me qëllim që futbollistët të kenë kohë për të pushuar dhe mos të ndjejnë lodhjen e udhëtimit. ‘Ne që më parë ishim të mendimit të veprojmë kështu, pasi futbollistëve u japim kohë për të pushuar. Pra sot pas seancës stërvitore, futbollistët do të kenë kohë për të pushuar. Të martën stafi teknik ndoshta ka planin e vetë për para dite, ndërsa pasditën e të martës në stadiumin e Partizanit ‘JNA’ ekipi do të zhvillojë një seancë stërvitore një-orëshe në kohën e zhvillimit të ndeshjes’, tha Ibishi. Nëse séanca stërvitore në stadiumin ‘JNA’ do të jetë e mbyllur për mediumet, drejtuesit e Shkëndijës ende nuk kanë vendosur. ‘Ajo që është e sigurtë për momentin është se ne kemi të drejtë të zgjedhim nëse do të mbyllim dyert për mediat, apo stërvitja do të jetë e karakterit të hapur. Sigurisht për këtë do të pyetet edhe stafi teknik, i cili në bashkëpunim më kryesinë do të vendosin për këtë çështje, për të cilën mediat do të njoftohen në kohë’, sqaroi drejtori finansiar i Shkëndijës, Jusuf Iljazi. Ndeshja Partizani-Shkëndija e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të mërkurën në Beograd, me fillim në orën 20:45.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *