Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët, shumë tregti e pak prodhimtari

Shqiptarët, shumë tregti e pak prodhimtari

13 korrik-Ekspertët ekonomik konstatojnë se shkaqet kryesor pse biznesmenët shqiptar më shumë preferojnë tregtinë se sa prodhimtarinë, ndërlidhen me dëshirën që shpejtë të arrihet deri të paraja, mungesën e kuadrit të kualifikuar si dhe të teknologjisë

– Firmat e vogla dhe të mesme, që në Maqedoninë Veriperëndimore kryesisht drejtohen nga shqiptarët, e kanë të vështirë të avancojnë bizneset e tyre. Mungesa e kapitalit apo mjeteve financiare, qarkullimi më i lehtë i të hollave në tregti, akumulimi fillestar i kapitalit që më vonë mund të investohet në prodhimtari apo degë të tjera me interes, përbëjnë disa nga shkaqet kryesore që firmat e vogla dhe të mesme, më shumë preferojnë tregtinë si fushë veprimi se sa prodhimtarinë. Edhe ekspertët pajtohen se mungesa e mjeteve financiare paraqitet si shkak kryesor i orientimit të sipërmarrësve më shumë në tregti se sa në prodhimtari.

“Mungesa e kapitalit paraqitet si problem në vazhdimësi në sektorin privat dhe është një nga shkaqet kryesore që te firmat e vogla dhe të mesme dominon tregtia dhe jo prodhimi”, thekson eksperti ekonomik Baki Koleci. Ndërkaq, drejtori i Odës Ekonomike të Maqed o n i s ë Veriperëndimore(OEMVP), Blerim Zllatku, vlerëson se në fazën e parë të biznesit, njerëzit e kanë më lehtë të merren me tregti që të krijojnë kapital se sa të koncentrohen te shërbimet apo prodhimtaria. “Prodhimtaria kërkon kushtet specifike, njohuri, teknologji si dhe investime shumë më të mëdha, ndërsa në tregti më shpejt qarkullohen të hollat”, thekson Zllatku.

Situata e tanishme ekonomike konsiderohet të shkojë në favor të tregtisë, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, kurse nga ana tjetër sektori i prodhimtarisë vazhdimisht ankohet për mungesën e kredive të volitshme dhe pengesave të tjera në punën e tyre. Sipas të dhënave të fundit të Entit të statistikës të publikuara në fillim të muajit korrik, në tregtinë me pakicë gjatë muajit prill është realizuar qarkullim prej 15.444 milionë denarëve, që paraqet një rritje prej 1.1 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Edhe në tregtinë me shumicë në prill është shënuar rritje prej 14.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Qarkullimi në tregti me shumicë në periudhën janar-prill të këtij viti arrijnë 46.475 milionë denarë dhe ka shënuar një rritje prej 1.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2010-ës. Qarkullimi në tregtinë me pakicë në periudhën janar-prill 2011 është 58.142 milion denarë, dhe është rritur për 8.2 për qind në krahasim me katërmujorëshin e parë të vitit 2010. Ndryshe, vitin e kaluar në Maqedoni kanë punuar 75497 subjekte, ku tregtia dhe ndreqja e automjeteve përbën 28326 subjekte ose 37.5 për qind, ndërsa industria e përpunimit merr pjesë me 8263 subjekte, apo rreth 11 për qind nga numri i përgjithshëm i firmave të regjistruara në Maqedoni.

Ndërkohë, edhe pse Maqedonia është e prekur nga kriza ekonomike globale, tre vitet e fundit vërehet rritje numrit të firmave të regjistruara. Rrjedhimisht, në vitin 2010 aktive kanë qenë 75497 firma, 70710 në vitin 2009 dhe në vitin 2008 aktive kanë qenë 63 mijë firma

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *