Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptari fiton garën e informatikës në Austri

Shqiptari fiton garën e informatikës në Austri

23 korrik-jaloshi shqiptar me prejardhje nga qytetit i Gostivarit, Valmir Beqiri, në garat e shkollave të mesme të Austrisë, në informatikë, ka arritur të pozicionohet në vend të parë në nivel republikan. Pasi që ka arritur me sukses të përzgjidhet si më i miri i shkollës, në një garë të fuqishme prej 400 nxënësve në suaza të regjionit të Vorarlberg si dhe me pjesëmarrje të mbi 4.400 nxënësve në garat republikane, Valmiri ka sfiduar bashkëmoshatarët e tij duke e kurorëzuar kështu suksesin e tij si më i miri edhe në nivel shtetëror

Sukseset e rinjve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet e perëndimit, vazhdimisht forcojnë bindjen se talenti tek ato nuk mungon në qoftë se atyre u jepet mundësia për tu dëshmuar. Një shembull i mirë është edhe rasti me djaloshin shqiptar me prejardhje nga qytetit i Gostivarit, Valmir Beqiri, i cili në garat e shkollave të mesme (vitit i tretë) në informatikë ka arritur të pozicionohet në vend të parë në nivel të shtetit austriak.

Ai, pasi që ka arritur me sukses të përzgjidhet si më i miri i shkollës ku dhe është duke ndjekur mësimin e mesëm, në një garë të fuqishme prej 400 nxënësve në suaza të regjionit të Vorarlberg si dhe me pjesëmarrje të mbi 4.400 nxënësve në garat republikane.

Valmiri ka sfiduar bashkëmoshatarët e tij duke e kurorëzuar kështu suksesin e tij si më i miri edhe në nivel nacional. Temat e trajtuara në këto gara, kanë qenë informatika dhe ekonomia. “Ishte një befasi për mua kur mu kumtua që jam përzgjedhur si nxënësi më i mirë i garave edhe në nivel nacional. Ishte një moment i pa përshkruar kur kihet parasysh fakti që gara ishte shumë e fortë, me mbi 4 mijë pjesëmarrës”, thotë Valmir Beqiri, i cili bashkë me familjen e tij janë kthyer në vendlindje për të kaluar pushimet vjetore. Kaptinë tjetër e veçantë e sukseseve të arritura të Valmirit, ka qenë edhe pranimi i certifikatës që e ka përcaktuar atë si fitues i garave në informatikë që organizohet për çdo fundvit mësimor në shtetit austriak, nën moton “Dita digjitale”.

Me ceremoni rasti, në qershor të këtij viti, çmimi i është ndarë në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Kulturës dhe Artit. Konkretisht, ka qenë drejtuesja e kësaj ministrie, Klaudia Shmit që ka dekoruar Valmirin për suksesin e treguar. Çmimi i marrë në këto gara, ka qenë një stimul më tepër që Valmiri të forcon bindjen se e ardhmja e tij lidhjet me shkencat kompjuterike. Këtë drejtim ai e quan tërheqës dhe kuptimplotë.

Thotë se kalon më tepër orë përpara kompjuterit, jo vetëm brenda orëve të mësimit por edhe në shtëpi. Sfida e tij e radhës është përgatitja dhe dizajni i faqes në internet me funksionet që ka faqja më e populluar sociale në rruzullin tokësor- FaceBook. Ai thotë se është duke punuar sidomos në sigurinë e faqes elektronike që është në përgatitje sipër, e që do ta dallonte dukshëm nga faqja e lartpërmendur. “Dëshira ime është që të vazhdojë këtë drejtim. Shpresoj që pas shkollës së mesme, studimet t’i ndjek në universitetin e Hagenbergut, besoj që do ta arrij qëllimin që e kam”, vazhdon Beqiri. Për prindin, Xhemil Beqiri, ky sukses i arritura nga Valmiri dëshmon për zgjuarsinë e popullit shqiptar.

Sipas tij, janë dhjetëra dhe qindra shqiptarë që në vendet ku jetojnë dhe veprojnë tregojnë rezultate të lakmueshme.

“Normal që ky moment ishte tepër i rëndësishëm për ne si familje. Ishte moment që nuk do ta harrojmë kurrë. Vendet siç është Austria, ofrojnë mundësi të mëdha për të vepruar. Jam kujdesur që fëmijëve tu hap horizonte për të arritur diçka në jetën e tyre. Është mirë që mundësia e ofruar të shfrytëzohet për tu avancuar në ndonjë drejtim”, potencoi Beqiri. Familja Beqiri rrjedh nga Gostivari. Në vitin 1989 vendoset në Bregenz të Austrisë ku aktualisht jetojnë. Valmiri i cili tani do të ndjek mësimet e vitit të katër në shkollën ekonomike, Akademia e biznesit edhe informatikës, ka lindur në vitin 1994 në Austri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *