Home / Lajme / Maqedoni / Si janë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni

Si janë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni

4 korrik-Qytetarët lidhur me zhvillimet brenda komuniteteve njihen përmes mediave (48 për qind), përvojat personale (17 për qind) si dhe sistemi arsimor (17). Efekti më i mirë për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike janë fqinjësitë, shkollat dhe sektori privat (40), ndësa më të këqija janë partitë politike (60 për qind).

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) nëpërmjet një hulumtimi të opinionit publik analizon gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

Sipas hulumtimit, 59,2 për qind e qytetarëve besojnë se shoqërimi më efektiv në të gjitha fushat midis shqiptarëve dhe maqedonasve do të çojë drejt marrëdhënieve më të mira ndëretnike. Qytetarët kanë interes më të madh për përzierje në fushën e sportit dhe argëtimit, edhe ate 81 për qind e të anketuarëve, 71,5 për qind në vendet e punës, ndërsa 65 për qind e qytetarëve mendojnë se përzierja duhet të ndodhë tek partitë politike.

Më pak përkrahja ka gjetur përkrahja e martesave të përziera, edhe ate vetëm 25,6 për qind.

Sipas hulumtimit, rreth 80 për qind e qytetarëve kanë përvojë të mirë personale me komunitetet e tjera.

Si hapësira ku shprehet më i theksuar identiteti kombëtar, potencohet fqinjët, shkollat, dhe më së paku ambienti i punës, ndërsa si hapësirë më neutrale ku nuk theksohen identitetet kombëtare janë vendet e punës.

Qytetarët lidhur me zhvillimet brenda komuniteteve njihen përmes mediave (48 për qind), përvojat personale (17 për qind) si dhe sistemi arsimor (17). Efekti më i mirë për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike janë fqinjësitë, shkollat dhe sektori privat (40), ndësa më të këqija janë partitë politike (60 për qind).

Hulumtimi bën të ditur se, qytetarët kanë shumë pak miqësi dhe shoqëri mes tyre në bazë të përkatësive etnike. Nga nga tre qytetarët apo 31 për qind nuk janë shok nga komuniteti tjetër.

Hulumtimi i titulluar “Vetëdija për kulturën dhe krenaria e ndarë” i QMBN-së është realizuar me anketën e zhvilluar në terren nga Instituti për demokraci Societas Civilis – Shkup, ku janë anketuar mbi 2 mijë qytetarë të përkatësive të ndryshme etnike dhe në mbarë territorin e vendit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *