Home / Lajme / Maqedoni / S’ka sekrete për emrin

S’ka sekrete për emrin

14 korrik- Greqia ka bërë hapa shumë të mëdhenj në krahasim me pozicionet e saj të viteve të 90-ta dhe tani pala tjetër është ajo që duhet t’i ndërmerr vendimet e nevojshme që të gjendet kompromisi ideal për dy vendet”, thotë Kopa. Në lidhje me krizën, e cila e kaploi Greqinë dhe BE-në dhe rreziqet për fqinjët e drejtpërdrejtë nga Ballkani, ajo vlerëson se tash për tash nuk mund të thuhet me saktësi se cili është ndikimi i krizës greke mbi investimet greke në Ballkan, por thotë se është evidente që ka pasoja.

Qeveria e Greqisë dhe kryeministri Jorgos Papandreu janë të vendosur që të vazhdojnë me negociatat për kontestin e emrit edhe krahas krizës në vend. Negociohet vetëm në KB, thotë eurodeputetja greke Maria Eleni Kopa, nga radhët e partisë qeveritare PASOK. “Qeveria greke dhe personalisht kryeministri Jorgos Papandreu është i vendosur që të vazhdojë me negociatat që të vihet deri në zgjidhje të problemit me emrin. Për shkak të kësaj ishte edhe takimi i fundit mes tij dhe zotit Gruevski”, theksoi në intervistën për Dojçe Velen, Kopa, e cila konsiderohet e afërt me Papandreun dhe është anëtare e Këshillit kombëtar për politikë të jashtme ë Greqisë dhe të Këshillit politik të PASOK.
Ajo me këtë rast thekson shqetësimin e Athinës nga situata në Republikën e Maqedonisë, për shkak të siç thotë, antikuizimit të politikës. “Antikuizimi i politikës nuk është zgjedhje e mirë që të përmirësohen marrëdhëniet me fqinjët. Edhe akti i ndërtimit të përmendores së “Ushtarit në kali”, i cili përkujtojton në Aleksandrin e madh nuk është mjeti më i mirë i vërtetë që të krijohet klimë e besimit mes dy vendeve. Ne jemi shumë të shqetësuar por ekziston vendosmëria që të vazhdohet edhe krahas problemeve, kjo me qëllim që të përmirësohen marrëdhëniet me fqinjët edhe para se gjithash me këtë vend, sepse ne me të vërtetë mendojmë se e ardhmja e vendeve ballkanike duhet të krijohet në frymën e solidaritetit, mirëbesimit dhe fqinjësisë së mirë”, thekson eurodeputetja greke.
Rreth zërave se kompromisi për zgjidhje të problemit me emrin kërkohet në negociata të sekrete, në të cilat përmendet se edhe ajo luan ndonjë lojë, Kopa është kategorike se negociohet vetëm në KB.
“Asnjëherë nuk kam pasur rol në negociata të fshehta! Dhe kurrë nuk ka pasur sekrete. Por, për ne në Greqi forumi i vetëm për zgjidhje të problemit me emrin wshtw OKB-ja. Me përjashtim të takimeve mes kryeministrave, të cilat siç thash kanë rol të përforcimit të procesit që zhvillohet në OKB, absolutisht nuk ekzistojnë negociata sekrete”, thotë Kopa, e cila është edhe asistente pedagoge, e specializuar për politikë të Ballkanit në Universitetin Panteon. Ajo nuk deshi ta komentojë heqjen dorë të ministrit të deritanishëm të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski që të vazhdojë ta kryejë funksionin, sepse kjo, sipas saj është pjesë e politikës së brendshme të vendit, por, me mbështetje për përzgjedhjen e kolegut të saj të deritanishëm në Parlamentin Evropian, Stavros Lambrinidis për shef të diplomacisë greke. “Stavros Lambrinidis është kolegë i shkëlqyer, ai e njeh shumë mirë Bashkimin Evropian dhe zgjerimin dhe mendoj se roli i tij do të jetë pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kultura e kompromisit e cila sundon në parlamentin evropian është e rëndësishme. Greqia ka bërë hapa shumë të mëdhenj në krahasim me pozicionet e saj të viteve të 90-ta dhe tani pala tjetër është ajo që duhet t’i ndërmerr vendimet e nevojshme që të gjendet kompromisi ideal për dy vendet”, thotë Kopa. Në lidhje me krizën, e cila e kaploi Greqinë dhe BE-në dhe rreziqet për fqinjët e drejtpërdrejtë nga Ballkani, ajo vlerëson se tash për tash nuk mund të thuhet me saktësi se cili është ndikimi i krizës greke mbi investimet greke në Ballkan, por thotë se është evidente që ka pasoja.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *