Home / Sport / Sonte ndeshja e ‘Djajve’, Klitschko-Haye

Sonte ndeshja e ‘Djajve’, Klitschko-Haye

David Haye do të ndeshet sonte në stadiumin e Hamburgut “Imtech Arena” kundrejt kampionit aktual të tre titujve të boksit (IBF, WBO dhe IBO),rusit, Vladimir Klitschko.

Nëse Haye fiton, atëherë ka gjasa që të përballet me vëllanë e madh të Klitschkos, Vitalyn. Vitaly ka titullin e versionit WBC, të vetmin titull të rëndësishëm për të cilin nuk do të boksohet në Hamburg.

“Pa dyshim unë jam optimist se do të ndeshem me Vitalyn në shtator apo tetor. Kur të shkatërroj Vladimirin sonte, atëherë jam shumë i sigurt se vëllai i tij i madh do të kërkojë të marrë hak”, ka thënë Haye.

Haye është kampion i versionit WBA, ndërsa Vladimir Klitschko ka në pronë titujt e botës në versionet IBF, WBO e IBO.

Lufta mes Hayes dhe Klitschkos vlerësohet ndër përballjet më prestigjioze në peshën e rëndë të boksit profesionist, që nga përballja mes Lennox Lewisit e Vitaly Klitschkos që ishte zhvilluar në vitin 2003.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *