Home / Lajme / Maqedoni / Suzana Saliu, nënkryetare e parlamentit

Suzana Saliu, nënkryetare e parlamentit

7 korrik-Makraduli dhe Jakimovska për herë të dytë do të jenë nënkryetarë të Kuvendit, ndërsa për Saliu ky është mandati i parë. Deputetët do të votojnë për propozimet e konfirmuara në seancën e ardhshme, e cila me siguri do të caktohet të hënën.

Suzana Saliu nga BDI-ja, Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE-ja dhe Jani Makraduli nga LSDM-ja janë propozimet e grupeve të deputetëve për nënkryetarë të Kuvendi. Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme i konfirmoi këto propozime dhe do t’i parashtrojë deri te Kuvendi.

Për herë të parë Parlamenti i Maqedonisë do të ketë dy gra nënkryetare, e po ashtu për herë të parë këtë funksion do ta kryejë një grua shqiptare.

Diskutim më i madh në seancë shkaktoi propozimi i LSDM-së opozitare që Jani Makraduli të jetë nënrkyetar i Kuvendit. Ilija Dimovski, kryetar i Komisionit, i cili në seancë foli si deputet i VMRO-DPMNE-së, tha se grupi i tij i deputetëve do të votojë për Makradulin vetëm për shkak të obligimit ligjor që e ka dhe se nuk e përkrah kandidaturën e tij.

Makraduli dhe Jakimovska për herë të dytë do të jenë nënkryetarë të Kuvendit, ndërsa për Saliu ky është mandati i parë. Deputetët do të votojnë për propozimet e konfirmuara në seancën e ardhshme, e cila me siguri do të caktohet të hënën.

Pas afati për parashtrimin e kërkesës për apanazh përfundon më 25 të këtij muaji, u propozua që kjo pikë të mos shqyrtohet në seancën e sotme

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *