Home / Sport / TA THYEJMË AKULLIN E SHQIPTARIZOJMË BEOGRADIN !!!

TA THYEJMË AKULLIN E SHQIPTARIZOJMË BEOGRADIN !!!

Tani më UEFA e dha lejen, policija serbe është obliguar të garantoj ndeshjen në të gjitha aspektet nuk ka nevoj për panikë, por fundi i fundit:
Më mirë një ditë LUAN se sa një jetë LEPUR !

Ne të gjithë duhet ta dijmë një gjë:
Data 13.07.2011 (e mërkurë) Për të gjithë shqiptarët është ditë ku “kufijtë e hekurt” do hapen dhe historia do shkruhet ndryshe…
Pse ti mbyllim sytë në ditën kur KOMBI, TETOVA, SHKENDIJA dhe BALLISTET- përfaqsohen nga një zë, nga zëri ynë, nga zëri që ruajti energji shekuj me radhë, për tu bë më i fuqishëm se kurr, pikerishtë në këtë ditë.
Tani më KOHA ERDHI, na mbetet neve të tregojmë se sa e mbajmë fjalën dhe se sa i qëndrojmë BESNIK klubit që çdo ndeshje ja kemi kënduar: Himnin madhështorë “BESA BESË” !
Pse mos ti lejmë arsyet e paarsyseshme anash, në vend të tyre të krijojme atmosferë, tamam si i ka hije një Derbit Ballkanas !
Pse të mos bëhesh TI ai shkaktari që do e mund panikun e krijuar, pse të mos mendohen gjërat nga ana pozitive. A pak pesimizëm kemi treguar deri më tani NE si popull !?
Nuk është momenti për tu fshehur nga realiteti sepse nesër do turpërohemi përsëri përpara ti.
Kënaqesitë e jetës lidhen me emocione, SHKENDIJA dhe BALLISTET ti garantojnë ato…
A je Shqiptar ? Çka pret ? Na erdh vakti ! Nisemi për në Beograd !
Nje ditë si kjo e ënderuam me shekuj, e kujtuam gjatë, e pritëm me emocione drithëruese, me lot – TANI E KEMI.., erdhi, BASHKOHU dhe bëhu pjesë e udhëtimit më të madh që do ti përfaqesojë DY NGJRYAT më të bukura të kësaj bote…
Ndryshe nuk do na e bëj hallall “Marshin Beqiri” dhe të gjithë ata që e deshtën por nuk patën fatin të gëzohen në këto ditë të mrekullueshme për Skuadrën e Zemrës S H K Ë N D I J A .

Tani më UEFA e dha lejen, policija serbe është obliguar të garantoj ndeshjen në të gjitha aspektet nuk ka nevoj për panikë, por fundi i fundit:
Më mirë një ditë LUAN se sa një jetë LEPUR !

Shoqata e Tifozëve “Ballistët Tetovë 1992”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *