Home / Lajme / Maqedoni / Takimi në Ohër sinjal i qartë për konkretizim të bashkëpunimit në rajon

Takimi në Ohër sinjal i qartë për konkretizim të bashkëpunimit në rajon

12 korrik-iç u theksua, takimet e sotme në Ohër janë shfrytëzuar për këmbim të informatave për gjendjet aktuale politike dhe ekonomike dhe çështje me interes rajonal. Theks në bisedime është vendosur ndaj përpjekjeve dhe sfidat në procesin e integrimit euroatlantik, si prioritet i lartë për secilin vend në veçanti, por edhe nga aspekti rajonal.

Nevoja për intensifikim të bashkëpunimit në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, në ekonomi, mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe konstatim i përbashkët nga takimet bilaterale të presidentëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, Gjorge Ivanov, Bamir Topi, Atifete Jahjaga dhe Filip Vujanoviq, të mbajtura sot në Ohër.

Konkluzion i pjesëmarrësve në Takimin e tretë rajonal të liderëve, nikoqir i së cilës është presidenti Ivanov, është se takimet e këtilla të nivelit më të lartë janë sinjal i qartë deri te shoqëritë dhe deri te qeveritë e shteteve të rajonit se është momenti i vërtetë për konkretizim të bashkëpunimit në disa sferam si dhe nevoja për përforcim të dinamikës së këtyre takimeve.

Siç u theksua, takimet e sotme në Ohër janë shfrytëzuar për këmbim të informatave për gjendjet aktuale politike dhe ekonomike dhe çështje me interes rajonal. Theks në bisedime është vendosur ndaj përpjekjeve dhe sfidat në procesin e integrimit euroatlantik, si prioritet i lartë për secilin vend në veçanti, por edhe nga aspekti rajonal.

Në vijim është takimi plenar i katër presidentëve, nga i cili pritet të dalin konkluzion konkrete me mesazh të përbashkët se Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi ndajnë vlera evropiane dhe vizion identik për të ardhmen.

Pas takimit është paraparë konferencë shtypi në të cilin do të theksohen hollësitë nga samiti i “katërshes” në Ohër

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *