Home / Lajme / Maqedoni / Takohen Gruevski dhe Thaçi

Takohen Gruevski dhe Thaçi

10 korrik-Edhe mediat kosovare njoftojnë për takimin Gruevski-Thaçi, sipas tyre në takimin mes dy kryeministrave është biseduar për marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, për bashkëpunimin e ndërsjellë në rrugën e integrimeve evropiane dhe të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon

Në kuadër të ditës së dytë të “Samiti Kroacia 2011”, që po mbahet në Dubrovnik, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka realizuar takime dypalëshe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor dhe të Sllovenisë, Borut Pahor. Siç njoftojnë nga Kabineti i kryeministrit në takimet janë këmbyer mendime për reformat në vendet dhe për euro-integrimet e shteteve të rajonit, sikurse edhe për modalitetet për tejkalimin e sfidave ekonomike pas kapërcimit të krizës botërore ekonomike, në funksionin e sigurimit të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

Është biseduar edhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal për çështjet e interesit të përbashkët dhe rajonal.

Edhe mediat kosovare njoftojnë për takimin Gruevski-Thaçi, sipas tyre në takimin mes dy kryeministrave është biseduar për marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, për bashkëpunimin e ndërsjellë në rrugën e integrimeve evropiane dhe të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në kuadër të Samitit, Gruevski ka realizuar më shumë takime dypalëshe me kryeministra, ministra të punëve të jashtme dhe përfaqësues e pjesëmarrës të lartë të Samitit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *