Home / Lajme / Maqedoni / Të rrinjtë problematik

Të rrinjtë problematik

Tetovë, 5 korrik-Me këtë rast Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, këtyre ditëve e ka përforcuar praninë në këto vende dhe apelon deri tek të rrinjtë por edhe tek të tjerët që të përmbahen nga këto sjellje të pahijshme dhe të paligjshme, pasi që dënimi për të dehurit në vende publike dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike është prej 100 deri në 400 euro.

Në Tetovë dhe Gostivar në vende të ndryshme çdo natë në orët e vonshme, individë, shumica e tyre të rrinj, e prishin rendin dhe qetësinë publike duke u tubuar në grup dhe duke konsumuar sasi të madhe të alkoolit. Krahas kësaj ata, lëshojnë muzikë me zë të lartë me çrast drejtpërsëdrejti u pengojnë atyre që banojnë në afërsi ndërsa me këtë rast këta të fundit jo rrallë herë ankohen në polici.Me këtë rast Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, këtyre ditëve e ka përforcuar praninë në këto vende dhe apelon deri tek të rrinjtë por edhe tek të tjerët që të përmbahen nga këto sjellje të pahijshme dhe të paligjshme, pasi që dënimi për të dehurit në vende publike dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike është prej 100 deri në 400 euro.Njëkohësisht Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, i rikujton pronarët e objekteve hotelerike që të mos shesin alkool të miturve ngase më pas ata do të përballen me dënime prej 50 deri në 120 mijë denarë.Poashtu policia e Tetovës, rikujton lokalet e natës që pas orës 23 e deri në orën 6 të mëngjesit të mos lëshojnë muzikë me zë të lartë. Pasi që dënimi për këtë lloj kundërvajtje është prej 200 deri në 500 euro ose 1000 euro, nëdsa bëhet fjalë për subject juridik. Si vende ku më shumë frekuntohen nga të rrinjtë janë pjesët tek ish shtëpia e armatës, disa parqe në qytet dhe oborret e banesave. Policia njofton se në shumë raste të rrinjtë pas konsumimit të alkoolit bëjnë edhe problem të ndryshme në qytet.Të rrinjtë më së shumti parqet të cilët shfrytëzohen për fëmijë, i shndërrojnë në vende për pije të alkoolit, sidomos gjatë netëve të uikendit.
(Urim Hasipi)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *