Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë – Jazhincë, rruga e vdekjes

Tetovë – Jazhincë, rruga e vdekjes

1 korrik- Në aksin pranë vendbanimit Xhepçisht të Komunës së Tetovës, që nga ndërtimi i rrugës deri më sot janë shënuar të paktën 60 viktima si pasojë e pakujdesisë së shoferëve por edhe të vetë kalimtarëve. Viktima e fundit, banor i Xhepçishtës u shënua 10 ditë më parë.

Banorët e Xhepçishtit, pjesë e aksit të rrugë rajonale Tetovë-Jazhincë akuzojnë autoritetet për neglizhencë. Që prej ndërtimit të kësaj rruge, janë shënuar 60 viktima. Shoferët e papërgjegjshëm ecin me shpejtësi edhe pse ky rrugë është rajonale. Kjo është rruga rajonale Tetovë-Jazhincë. Në aksin pranë vendbanimit Xhepçisht të Komunës së Tetovës, që nga ndërtimi i rrugës deri më sot janë shënuar të paktën 60 viktima si pasojë e pakujdesisë së shoferëve por edhe të vetë kalimtarëve. Viktima e fundit, banor i Xhepçishtës u shënua 10 ditë më parë. Banorët shprehen të irrituar se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë, qoftë me vendosjen e policëve të shtrirë nëpër rrugë.“Nuk na marrin në dorë aspak, edhe veturat s’kanë kontroll hiç, vozitet aq shpejt sa që nuk i mbanë kjo rrugë, duhet të angazhohet dikush, njëherë u vra një grua pastaj ndeshja tjetër askush se merr përgjegjësinë. Aty e kanë venduar një tumbë por duhet në çdo 100 metra t’vendohen” tha një banor. “Ne kemi probleme të mëdha me këtë rrugë disa herë kemi bë kërkesa tek institucionet që të marrin ndonjë hap konkret që të bëhet diçka se vozitësit janë të pakujdes`shëm, në këtë rrugë na ka ndodhur shumë herë shumë viktima. Kërkesa i kemi bë shtetit mirëpo nuk kanë marrë asnjë hap konkret” tha një tjetër banor. Familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre flasin për dhimbjen e tyre. Për ta, është jashtë çdo koncepti një mënyrë vdekjeje e tillë, para shtëpisë apo në sy të të afërmve, si dhe nga përplasja e një makine, shoferët e të cilëve, në disa raste nuk kanë marrë as përgjegjësinë e krimit.“Nëna ka dashur të kaloj rrugën nga poshtë lartë, rruga është e ndriçuar por pakujdesia e shoferëve dhe ja cka u bë. Jemi ankuar edhe në komunë s’na përfillën, thotë kjo është rrugë regjionale na thonë e keni anash rrugën lokale a ne rrugë lokale nuk kemi. Erdhi deri tek pa dëgjueshmëria e qytetarëve dhe vendosëm këto policët e shtrirë” tha Xhezair Memedi, banor i këtij fshati. “Më rëndë nuk ka, kur anëtari i familjes shef një person një fëmijë një nënë një babë të shtrirë në rrugë dhe askush nuk ndërmerr asgjë më keq se kjo s’ka. Kemi bërë kërkesa; premtime kemi por gjithnjë ngelin premtime në vesh të shurdhër, në këtë zonë ka nevojë për një bajpas një rrugë që të zbrazet pak të c`ngarkohet” tha Shaban Memedi, banor. Nga Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës thonë se kanë marrë masa për siguri më të madhe të kësaj rruge. Ata thonë se do të shtohet numri i kontrolleve të shpejtësisë, testeve për alkool; si dhe do të shtohen edhe patrullat policore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *