Home / Lajme / Rajon / Thaçi nuk shqetësohet nga Wikileaks

Thaçi nuk shqetësohet nga Wikileaks

14 korrik-Thaçi thotë se kontrata e autostradës nuk është vendosur mbi kritere politike, por mbi kritere ekonomike dhe se shefi i ICO-s, Pieter Feith, do të duhej pyetur pse nuk e ka parë asnjëherë këtë kontratë. I pari i Ekzekutivit mohon që më 2 korrik të jetë arritur ndonjë marrëveshje mes palës vendëse dhe asaj serbe. Krejt çka ka dalë nga takimet katërmujore të palëve, sipas tij, janë konkluzionet e Robert Cooperit. Megjithatë, ai e pranon se palët kanë marrë zotimet për t’i respektuar pikat e atyre konkluzioneve.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është brengosur nga publikimi i raportit të “Wikileaksit”, i cili para pak ditësh e zbuloi faktin se ai u kishte thënë diplomatëve amerikanë që “i frikësohet ndikimit të Sali Berishës në Kosovë”. Thotë se raportet me homologun nga Tirana si ato personale, ashtu edhe institucionale i ka të shkëlqyera. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, shefi i Qeverisë nuk shqetësohet se “Wikileaks” mund të zbulojë kabllo të tjera diplomatike, të cilat e implikojnë atë në lidhjet e kontratave për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, apo në dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës. Thaçi thotë se kontrata e autostradës nuk është vendosur mbi kritere politike, por mbi kritere ekonomike dhe se shefi i ICO-s, Pieter Feith, do të duhej pyetur pse nuk e ka parë asnjëherë këtë kontratë. I pari i Ekzekutivit mohon që më 2 korrik të jetë arritur ndonjë marrëveshje mes palës vendëse dhe asaj serbe. Krejt çka ka dalë nga takimet katërmujore të palëve, sipas tij, janë konkluzionet e Robert Cooperit. Megjithatë, ai e pranon se palët kanë marrë zotimet për t’i respektuar pikat e atyre konkluzioneve.
Ndryshe nga kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili ka vlerësuar se pala kosovare ka hequr dorë nga disa prej elementeve të shtetësisë, Thaçi shprehet i bindur se asnjëra nga konkluzionet e Cooperit nuk e prekin sovranitetin e Kosovës. Pavarësisht dallimeve në qëndrime, Thaçi thotë të ketë raporte shumë të mira me Krasniqin dhe se ka raste kur takohet me të tri- katër herë në ditë.
Kryeministri është shprehur i gatshëm që të kërkojë sqarimin e imunitetit të deputetëve te Gjykata Kushtetuese nëse një gjë të tillë ia obligon Kuvendi i Kosovës. Në të kundërtën, thotë se nuk i përzihet Kuvendit në vendimet e tij.
Thaçi e pranon se është telefonuar nga drejtori ekzekutiv i PTK-së Shyqri Haxha para se ky i fundit ta nënshkruante kontratën për “Dardafonin”, për të cilën tash është ngritur një aktakuzë nga EULEX-i, por mohon t’i ketë bërë ndonjë presion atij.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *