Home / Lajme / Maqedoni / U shua televizioni A1

U shua televizioni A1

30 korrik- Nga AKE thonë se sipas fuqisë së ligjit nuk vlen leja për kryerjen e veprimtarisë radio-difuzive pas hapjes së procedurës falimentuese për Televizionin A1 nga Gjykata themelore Shkupi 2. Në pajtim me Ligjin e komunikimeve elektronike, pas ndërprerjes së lejes për veprimtari radiodifuzive, pushon së vlejturi edhe pëlqimi për shfrytëzimin e radio-frekuencave përmes të cilave transmetohet programi.

Sinjali i Televizionit A1 sonte u shua pas 18 viteve transmetimi të programit televiziv. Sipas kumtesës së Agjencisë së Komunikimeve Elektronike (AKE), sinjali i TV A1 është ndërprerë pasi që televizioni e ka respektuar vendimin e drejtorit të agjencisë, sipas të cilit vendim nuk vlejnë më të drejtat për shfrytëzimin e radio-frekuencave në veprimtarinë radio-difuzive. Nga AKE thonë se sipas fuqisë së ligjit nuk vlen leja për kryerjen e veprimtarisë radio-difuzive pas hapjes së procedurës falimentuese për Televizionin A1 nga Gjykata themelore Shkupi 2. Në pajtim me Ligjin e komunikimeve elektronike, pas ndërprerjes së lejes për veprimtari radiodifuzive, pushon së vlejturi edhe pëlqimi për shfrytëzimin e radio-frekuencave përmes të cilave transmetohet programi.

Televizioni në pronë të Velia Ramkovski, sipas vendimit të gjykatës shkoi në falimentim para disa ditëve. Ndërkohë që ndaj Ramkovskit dhe bashkëpunëtorëve të tij po zhvillohet procedura penale për një sërë veprash.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *