Home / Lajme / Maqedoni / U zgjodh Qeveria e re

U zgjodh Qeveria e re

“Pasi dëgjuam fjalimin e mandatarit dhe prioritetet nga programi i punës i qeverisë madje edhe disa mësime nga gabimet ë të kaluarën unë shpresoj se e ka të qartë se rruga nëpër të cilën do të ecë qeveria katër vitet e ardhshme nuk është autostradë, por do të duhet ta bëjë”, tha Hajrulla Misini i BDI-së.

Kuvendi i Maqedonisë 10 minuta para mesnate, me 70 vota për dhe 47 kundër, e votoi Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, e dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit.

Në krye të Qeverisë për herë të tretë do të jetë kryeministri, Nikolla Gruevski.

Nga radhët e partnerit të koalicionit BDI ka dy zëvendëskryeministra – për Integrime evropiane është Teuta Arifi, ndërsa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit – Musa Xhaferi. Valon Saraçini do ta udhëheqë resorin e Ekonomisë, ndërsa ministri i deritanishëm Fatmir Besimi kalon në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ekologjinë do ta udhëheqë Abdilaqim Ademi, Vetëqeverisjen lokale Nevzat Bejta, ndërsa ministër i Drejtësisë do të jetë Blerim Bexheti.

Në përbërjen e re qeveritare, për vendet e zëvendëskryeministrave nga VMRO-DPMNE janë propozuar Zoran Stavresi dhe Vlladimit Peshevski. Gordana Jankullovska mbetet ministre e Punëve të Brendshme, përderisa Ministrinë e Kulturës edhe më tej do ta udhëheqë Elizabeta Kançeska-Milevska.

Nikolla Poposki, ambasador i deritanishëm në BE, do të kryesojë me diplomacinë e Maqedonisë, Nikolla Todorov do të kryesojë me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa minsitër i ri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e VMRO-DPMNE-së është propozuar Pançe Kralev. Ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike mbetet Ivo Ivanovski, si dhe Mile Janakieski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Minitria e Bujqësisë edhe në këtë përbërje i takoi partisë Socialiste dhe do të vazhdojë ta kryesojë Ljupço Dimovski. Minsitër i Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Spiro Risteski, i cili deri më tani ishte zëvendësministër në këtë resor. Ministra pa resorë mbeten Nezhdet Mustafa, Hadi Nezir dhe Vele Samak.

Para votimit kishte debate te ashpra në drejtimin pozitë-opozitë. Kësisoj nga LSDM-ja akuzuan Nikolla Gruesvkin se me rotacionin e ministrit të Ekonomisë dhe transferimin e tij në Mbrojtje, si dhe ndarjen e postit të zëvendës-kryeministrit për euro-integrime BDI-së, nënkuptohet se VMRO-DPMNE-ja po i shmanget përgjegjësie rreth integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike dhe fajin për këtë t’ia hedh partnerit të koalicionit qeveritarë BDI-së.

“Vërtetë nuk mund të kuptoj se pse zoti Fatmir Besimi për të cilin vlerësoj se ka kualitete për të vazhduar të udhëheq resorin e ekonomisë, tani transferohet në resorin e mbrojtjes… Kjo rokadë dhe emërimi i zonjës së nderuar Teuta Arifi në postin e zëvendës-kryeministrit për euro-integrime, për të cilën edhe personalisht edhe si LSDM kemi mendim shumë të lartë, hap një dilemë shumë serioze. Për çfarë qëllimi tentoni t’ia hidhni përgjegjësinë BDI-së. Mos vallë keni vendosur t’i përfundoni negociatat e fshehta me Greqinë rreth kontestit të emrit dhe do të tentoni përgjegjësinë t’ia hidhni BDI-së. Apo Fatmir Besimi edhe Teuta Arifi do të jenë viktimat e reja për politikën e juaj humbëse për mbajtjen e Maqedonisë sa më larg BE-së dhe NATO-s. Këtë koha do të dëshmojë”, tha Emiljan Stankoviq i LSDM-së.

Ndërkohë që në kundërpërgjigjen e tij mandatari Gruevski, paraqitjen e deputetit opozitarë e vlerësoi si paraqitje cirkusanti, dhe u shpreh se si e tillë nuk meriton përgjigje serioze. “Paraqitje joserioze përplot me shpifje që më shumë ngjason në komedi. Shihet qartë se ofendimi e ushqen dhe i ndihmon unit të tij, por ajo është punë e tij, qytetarët shohin dhe vetë le të vlerësojnë”, tha Nikolla Gruesvki, mandatar për formimin e Qeverisës ë Re.

Ndërkohë deputeti i BDI-së nga rajoni i Kumanovës gjatë fjalimit të tij përkujtoi mandatarin se Likova dhe fshatrat përreth presin shumë nga kjo qeveri. Kjo njëherit nxiti reagimin e deputetëve opozitarë shqiptarë të cilën u shprehën skeptik se kjo qeveri, do të bëj diç më shumë për shqiptarët.

“Pasi dëgjuam fjalimin e mandatarit dhe prioritetet nga programi i punës i qeverisë madje edhe disa mësime nga gabimet ë të kaluarën unë shpresoj se e ka të qartë se rruga nëpër të cilën do të ecë qeveria katër vitet e ardhshme nuk është autostradë, por do të duhet ta bëjë”, tha Hajrulla Misini i BDI-së.

“Jam i sigurt shumë se kjo qeveri nuk do të punojë për hisen e shqiptarëve, ajo nuk parasheh asnjë kuotë prej buxhetit të shtetit që ta rrisë mirëqenien e popullit shqiptarë, vendbanimet shqiptare. Ne dy vijmë prej të njëjtit rajon, e dimë se çka është skamja. Jo rastësisht e përmenda se prej aty janë larguar gati mbi 10 mijë të ri, të ri të cilët janë të shkolluar, sot ende rrugëve të botës dhe Evropës për ti bërë qare”, tha Orhan Ibrahimi i PDSH-së.

Oliver Spasenovski i LSDM-së programin e propozuar e vlerësoi si bosh dhe siç tha, nuk meriton ta marr besimin, ndërsa reagoi edhe në propozimin për emërimin e ministrave të njëjtë. Ai gjithashtu akuzoi se nga ardhja e Nikolla Gruevski në postin e kryeministrit ka papunësi më të madhe. Mandatari Gruevski në replikë tha se gjatë kohës kur pushtetin e kishte LSDM papunësia në një periudhë ka arritur në 40 për qind dhe se në vitin 2006 kanë lënë papunësi prej 37 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *