Home / Lajme / Maqedoni / U zgjodhën edhe zëvendësministrat

U zgjodhën edhe zëvendësministrat

29 korrik-Zëvendësministër i Punëve të Brendshme është Xhelal Bajrami, e Drejtësisë Biljana Brishkoska-Boshkoski, e Ekonomisë Katerina Kosteska, i Shëndetësisë Jovica Andonovski, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisës së ujërave Zoran Konjanovski, i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi, i Vetëqeverisjes Lokale Sasho Llazarovski, i Transportit dhe Lidhjeve Tahir Hani, ndërsa i Mjedis jetësor dhe Planifikimit hapësinor Stevo Temelkovski.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite, në kuadër të seancës së shtatë, me 66 vota “për”, 36 “kundër” dhe as një “të përmbajtur” i zgjodhi zëvendës-ministrat në Qeveri.

Zëvendësministër i Punëve të Brendshme është Xhelal Bajrami, e Drejtësisë Biljana Brishkoska-Boshkoski, e Ekonomisë Katerina Kosteska, i Shëndetësisë Jovica Andonovski, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisës së ujërave Zoran Konjanovski, i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi, i Vetëqeverisjes Lokale Sasho Llazarovski, i Transportit dhe Lidhjeve Tahir Hani, ndërsa i Mjedis jetësor dhe Planifikimit hapësinor Stevo Temelkovski.

Në funksionet e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Punëve të Jashtme, Kulturës, Financave dhe Shoqërisë informative mbeten Emil Dimitriev, Zoran Petrov, Dragan Nedeljoviq, Nedim Ramizi dhe Marta Arsovska-Tomovska.

Propozimet për zëvendës-ministra janë dorëzuar pasi mbrëmë, dhjetëra minuta para mesnatës, pas debatit dyditor, deputetët e votuan përbërjen e re të Qeverisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *