Home / Lajme / Maqedoni / Uikiliks: Detaje tjera të takimeve Ahmeti-Riker

Uikiliks: Detaje tjera të takimeve Ahmeti-Riker

1 korrik-Ahmeti kishte informuar në një bisedë ambasadorin amerikan Filip Riker se ishte dakorduar me Cërvenkovskin për bojkotimin e zgjedhjeve dhe se ishte informuar për paktin që Cërvenkovski kishte arritur me pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski për mbështetjen mediale në përgjithësi, por edhe për zgjedhjet.

Portali Uikiliks ka publikuar dokumente të reja që kanë të bëjnë me zhvillimet politike të vitit të kaluar dhe qëndrimet e partisë shqiptare BDI.

Në një nga dokumentet e publikuara theksohet se më 26 tetor dhe 1 janar të vitit të kaluar, Ahmeti kishte planifikuar bojkotimin e zgjedhjeve dhe se për këtë ishte dakorduar edhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Ahmeti kishte informuar në një bisedë ambasadorin amerikan Filip Riker se ishte dakorduar me Cërvenkovskin për bojkotimin e zgjedhjeve dhe se ishte informuar për paktin që Cërvenkovski kishte arritur me pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski për mbështetjen mediale në përgjithësi, por edhe për zgjedhjet.

Ahmeti në dokument theksohet se me ambasadorin Riker ka folur edhe për kontestin e emrit. Siç bëhet e ditur, Riker është njoftuar për gatishmërinë e Gruevskit për zgjidhjen e çështjes së emrit, nëpërmjet referendumit, mirëpo Ahmeti ka deklaruar se partia e tij është kundër referendumit për emrin. Ahmeti i ka thënë Rikerit se nuk i besonte Gruevskit se do të dakordohej për miratimin e një rezolute të re për emrin, pa e kaluar çështjen për sprovë nëpërmjet referendumit.

Në dokumentet e publikuara nga Uikiliks, zbardhen detaje të bisedave të Ahmetit me Rikerin për çështjen e Sopotit dhe hetimet e grupit parlamentar që vendosin përsëritjen e këtij rasti si dhe për çështjen e zgjidhjes së statusit për UÇK-në

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *