Home / Sport / Uruguai, fitues i Kupës së Amerikës

Uruguai, fitues i Kupës së Amerikës

Kombëtarja e Uruguait pas 15 vjetësh ka rikthyer trofeun në folenë e vet. Uruguai deri më tash ka fituar 15 herë këtë garë, ndërsa Argjentina 14 herë.

Uruguai është fitues i Kupës së Amerikës në futboll, pasi në finale mposhtën me rezultat 3:0 kombëtaren e Paraguait. Në stadiumin e futbollit “El Monumental” të Buenos Airesit në Argjentinë, ishin tubuar më së 58 mijë tifozë, me mijëra të ardhur nga Uruguai e Paraguai, kanë krijuar atmosferë madhështore. Paraguai dy herë ka qenë fitues i kësaj gare pikërisht në vitin 1953 e 1979, por këtë herë nuk ishin të denjë të sfidojnë Uruguain që ka pasur lojë më përqendruese, më të hapur e sulmuese. Dyshja Suarez – Forlan, ishin ndër më të mirët në fushë dhe të pandalshëm në këtë finale të madhe. Në minutën e dytë Suarez ka paralajmëruar se Paraguai nuk do të shpëtoi lehtë, kur ka pasur rast të mirë, por që topi devijohet në korrne. Njëri nga futbollistët e Uruguait ka harkuar nga këndi, ndërsa Lugano me kokë nga 9-10 metra ka gjuajtur fuqishëm, por fati ka shpëtuar portën e Paraguait. Iniciativa e Uruguait u shpagua në minutën e 12-të, kur Perez ka gjetur si me dorë Suarez-in në 16-shin rival, ky i fundi si mjeshtër i vërtetë ka goditur topin, duke prekur pakëz edhe shtyllën pingule dhe futet në rrjetë, 1:0. Në minutën e 32-të dyshja Suarez – Forlan kombinuan për bukuri, ndërsa Forlan ka dalë vetëm me portierin Villar, megjithatë, ky i fundit është treguar më i suksesshëm. Pas katër minutave lojë, Suarez, sulmues i shkathët dhe i fuqishëm, gati sa shtoi epërsinë, por gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës pingule. Kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të përfundoi me rezultat 1:0, ndodhi edhe goli i dytë.
Forlan si Forlan – mjeshtër i golave pikërisht në minutën e 42-të ka shënuar gol. Arevalo me majë të syrit ka vërejtur të pambuluar Forlanin brenda 16-shit rival, i cili me gjuajtje sa të fortë e të saktë ka lënë fjetur portierin Villar, duke mos reaguar fare, që ka shikuar vetëm me sy topin se si futej në rrjetë, 2:0. E veçanta pjesës së parë ka qenë, se Uruguai ka pasur nëntë korne, kurse Paraguai vetëm një. Paraguai rastin e parë e ka pasur në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 54-të. Valdes nga rreth 16 metra ka dërguar një projektil që për fat të portierit Muslera topi ka qëlluar tërthorsen dhe ka shpëtuar porta e tij. Në minutën e 62-të, paraguajasit patën një rast të mirë, por Riverros vonohet dhe shpëtoi sërish porta e Muslerës. Në fakt, Paraguait në pjesën e dytë luajti paksa më mirë, duke krijuar disa raste të mira, por ishin të pafat. Cavani që u inkuadrua në lojë
Në minutën e 64-të, pati rast të qind për qind të shtoi epërsinë, mirëpo gjuajtja e të cilit u ndalë më kërcim akrobatik nga portieri Villar pikërisht në minutën e 73-të. Cavani deri të Suarez, ky e gjen Forlanin e vetmuar në minutën e 90-të, i cili ka shënuar për epërsinë 3:0 dhe njëherësh ka qenë edhe goli i dytë i tij në këtë takim. Uruguai ka shënuar fitore me rezultat 3:0 dhe është fitues i Kupës, kurse vendin e tretë e ka zënë Peruja, e cila të shtunën në mbrëmje, me rezultat 4:1 mposhti Venezuelën.

Guerrero, shënuesi më i mirë
Futbollisti i kombëtares së Perusë, Paolo Guerrero, është shënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës. Ai ka shënuar pesë gola dhe tri prej tyre në ndeshjen e fundit në luftën për vendin e tretë, kur kombëtarja e tij e mposhti me rezultat 4:1 Venezuelën. Luiz Suarez i Uruguait është shpallur futbollisti më i mirë i kësaj gare.

Larissa Riquelme, megjithatë, nuk u zhvesh!
Bukuroshja dhe modelja nga Paraguai, Larissa Riquelme, kishte paralajmëruar se do të zhvishej në stadiumin“El Monumental” nëse Paraguai bëhet fitues i Kupës së Amerikës. Paraguai nuk ia arriti qëllimit, kurse modelja Riquelme, megjithatë, nuk u zhvesh, për faktin se mbeti e dëshpëruar me futbollistët e kombëtares së saj.

Uruguai – Paraguai 3:0 (2:0)
Stadiumi: “El Monumental” në Buenos Aires.
Gjyqtarë: Salvio Fagundes Filho, Salvio Fagundes, Filho (Brazil).
Shikues: 58.000.
Shënues: Suarez (12’), Forlan (42’, 90’).
Kartonat e verdhë: Maxi Pereira, Caceres, Perez, Coates – V. Caceres, Vera.
Uruguai: Muslera, Maxi Pereira, Lugano, Coates, Caceres (Godin 89’), Gonzalez, Perez (Eguren 70’), Arevalo Rios, Alvaro Pereira (Cavani 64’), Suarez dhe Forlan.
Paraguai: Villar, Piris, Veron, da Silva, Marecos, Riveros, Ortigoza, V. Caceres (Estigarribia 65’), Vera (H. Perez 65’), Zeballos (Barrios 77’) dhe Valdez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *