Home / Lajme / Maqedoni / Vala e nxehtë kaplon vendin

Vala e nxehtë kaplon vendin

9 korrik-Ministria e Shëndetësisë i përkujton punëdhënësit se procese të caktuara prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punonjësve të ekspozuar, si dhe obligim për respektim të dispozitave ligjore nga kjo zonë.

Valë e nxehtë prej sot do t’i kaplojë rajonet veriperëndimore dhe juglindore të vendit, respektivisht Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Gjevgjelinë, Kavadarin, Negotinën, Dojranin, Vallandovën, Strumicën dhe Koçanin.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, temperatura ditore në më shumë vende do të tejkalojë 35, ndërsa në pjesët juglindore do të arrijë edhe deri 39 gradë.

Për shkak të vlerës së lartë të UV indeksit në periudhën prej orës 11 deri në orën 16 rekomandohet të shmanget ekspozimi në rrezatim direkt të diellit.

Ministria e Shëndetësisë i përkujton punëdhënësit se procese të caktuara prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punonjësve të ekspozuar, si dhe obligim për respektim të dispozitave ligjore nga kjo zonë.

Për mbrojtje nga temperaturat e larta dhe zvogëlim të rreziqeve mbi shëndetin nga veprimi i valës së ngrohtë mjekët rekomandojnë qëndrim më të madh në ambientet e mbylltë para se gjithash të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë të gjendet mundësi për pushime më të gjata nën hije. Të mbahet veshje e lehtë dhe e ndritshme, gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, syze mbrojtëse dhe kapelë, ndërsa për rrezatim të shfrytëzohet krem me faktor të lartë mbrojtës. Rekomandohet ngrënie e sasisë më të vogël të ushqimit, kryesisht fruta dhe perime, sasi të mëdha të lëngut, më mirë ujë të thjeshtë për pije, ndërsa të shmanget ushqimi i yndyrshëm dhe pija alkoolike.

Gjatë hyrjes në automobil, rekomandohet një periudhë të caktuar të ajroset. Të sëmurit kronik rregullisht ta marrin terapinë e caktuar nga mjeku, në konsultim me mjekët amë.

Për shkak të mundësisë së rritur për dukuri të helmimit me ushqim dhe sëmundjeve të infektuara të zorrëve rekomandohet larje e domosdoshme e perimeve dhe frutave para përdorimit, përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimi i saj në afat shumë të shkurtër pas përgatitjes ose ushqimi i përgatitur të vendoset në frigorifer në + 8 gradë, ndërsa para përdorimit të ngrohet në +100 gradë. Të shmangen prodhime të cilat termikisht nuk janë të përpunuara si majoneza me vezë shtëpie, ndërsa me vëmendje të konsumohen akullorja dhe kremrat e ndryshme, si dhe mbajtje e rregullt e higjienës personale.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *