Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon gjykimi për rastin ‘Merimanga’

Vazhdon gjykimi për rastin ‘Merimanga’

4 korrik-Në seancën e fundit, që u mbajt më 23 qershor, mbrojtja në rast u ankuar për procesverbalin e javës së kaluar të marrë përmes rrugës elektronike. Gjykatësja Pavlina Hristovska mbetet ta udhëheq lëndën “Pezhishkë”, edhe pse avokatët e të akuzuarve kërkuan largimin e saj për shkak të procesverbalit të paqartë nga seanca paraprake gjyqësore, në të cilin, siç thonë, ka theksuar veprime të cilat nuk kanë ndodhur.

Seanca e sotme gjyqësore është tentimi i katërt që të lexohet aktakuza kundër të dyshuarve, për shkak se gjykimi çdoherë anulohej me kërkesë të avokatëve.

Në Gjykatën Themelore Shkup 1-Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Merimanga” në të cilin është i akuzuar biznesmeni dhe pronari i Televizionit A1 Velija Ramkovski dhe 22 persona të tjerë të cilët ngarkohen për shoqërim kriminel, fshehje tatimore, larje parash dhe rendimente tjera nga vepër penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizim dhe dëmtim ose privilegjim të kreditorëve.

Në seancën e fundit, që u mbajt më 23 qershor, mbrojtja në rast u ankuar për procesverbalin e javës së kaluar të marrë përmes rrugës elektronike. Gjykatësja Pavlina Hristovska mbetet ta udhëheq lëndën “Pezhishkë”, edhe pse avokatët e të akuzuarve kërkuan largimin e saj për shkak të procesverbalit të paqartë nga seanca paraprake gjyqësore, në të cilin, siç thonë, ka theksuar veprime të cilat nuk kanë ndodhur.

Gjykatësja Hristovska atëherë shpjegoi se bëhet fjalë për gabim teknik dhe se faqet plotësuese të cilat i kanë marrë nga disa prej avokatëve kanë qenë formular nga sistemi i automatizuar për menaxhim me lëndët i cili përdoret në të gjitha gjyqet dhe se të dhënat për lëndën që në regjistrin janë regjistruar në procesverbalin elektronik.

Seanca e sotme gjyqësore është tentimi i katërt që të lexohet aktakuza kundër të dyshuarve, për shkak se gjykimi çdoherë anulohej me kërkesë të avokatëve

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *