Home / Lajme / Maqedoni / Vendoset gurëthemeli i shkollës së re fillore për efikasitet energjetik në Çellopek të Tetovës

Vendoset gurëthemeli i shkollës së re fillore për efikasitet energjetik në Çellopek të Tetovës

2 korrik-“Shkolla e re fillore ‘7 Marsi’ në Çellopek nga fillimi do t’i ndjek standardet për efikasitet energjetik pasi që në ndërtim do të shfrytëzohen materiale të pranueshme ekologjike, mbrojtja e mjedisit do të jetë maksimale, në punën e saj objekti i ri maksimalisht do t’i shfrytëzojë burimet natyrore për ndriçim dhe ngrohje, ndërsa do të zvogëlohet shfrytëzimi i mënyrave të tjera për ngrohjen dhe ftohjen e tij”, tha Jakupi.

– Gurëthemeli për ndërtimin e shkollës së re fillore për efikasitet energjetik u vendos sot në fshatin Çellopek të Tetovës, në prezencën e zëvendëskryeministrit të obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi, ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi, kryetarit të komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti dhe ambasadorit italian në Republikën e Maqedonisë, Fabio Kristiani.

Shkolla e re ndërtohet me iniciativën e kryetarit të komunës Pajaziti, ndërsa mjetet në lartësi prej 4 milionë e njëqind mijë denarë i siguroi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes ministrisë italiane për Mjedis Jetësor, Territor dhe Det në kuadër të Programit për mbrojtjen e ndryshimeve klimatike.

Sipas ambasadorit Fabio Kristiani vendosja e sotme e gurëthemelit për shkollën e re është gjest i vogël i cili simbolizon miqësi të madhe midis dy vendeve.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi theksoi se bashkëpunimi i dy ministrive të njëjta nga Maqedonia dhe Italia zgjat më shumë se 10 vjet, ndërsa qëllimi është përpunimi dhe promovimi i projekteve të efikasitetit energjetik në pajtim me protokollin e Kjotos. Si shembull ai e përmendi sistemin për ujëra gjeotermale në Koçan dhe më shumë projekte në sferën e bujqësisë, ndërsa shkolla në Çellopek është punimi i parë i këtij lloji në sferën e institucioneve publike si shkolla, spitale etj.

“Shkolla e re fillore ‘7 Marsi’ në Çellopek nga fillimi do t’i ndjek standardet për efikasitet energjetik pasi që në ndërtim do të shfrytëzohen materiale të pranueshme ekologjike, mbrojtja e mjedisit do të jetë maksimale, në punën e saj objekti i ri maksimalisht do t’i shfrytëzojë burimet natyrore për ndriçim dhe ngrohje, ndërsa do të zvogëlohet shfrytëzimi i mënyrave të tjera për ngrohjen dhe ftohjen e tij”, tha Jakupi.

Kryetari i komunës së Bërvenicës, Pajaziti pret se objekti i ri do t’ju mundësojë nxënësve dhe arsimtarëve kushte më të mira dhe arritje të standardeve për zhvillimin normal të procesve edukatove-arsimore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *