Home / Lajme / Maqedoni / Vonohet Qeveria e re, po skadojnë afatet

Vonohet Qeveria e re, po skadojnë afatet

12 korrik-Data e 17 korrikut është afati përfundimtar për formimin dhe shpalljen e koalicionit të ri qeveritar nga ana e mandatarit Nikolla Gruevski. Deri në fund të javës pritet të shpallet marrëveshja e koalicionit.

Negociatat për Qeverinë e re të nisura nga VMRO-DPMNE dhe BDI që nga 28 qershori akoma nuk janë finalizuar, ndërsa gjatë tërë vijimit të tyre, mediat dhe opinioni nuk është njohur me asnjë situatë apo marrëveshje paraprake midis dy partive.

Ndarja e disa drejtorive dhe synimi i partisë shqiptare për të drejtuar dy drejtori nga ato më të rëndësishmet siç janë: Drejtoria e Sigurimit Publik dhe Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit të MPB-së si dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) dhe Drejtoria e Doganave; ka bërë që të ketë ngecje dhe mosmarrëveshje për të finalizuar procesin e shpalljes së Qeverisë.

Deri në fund të javës pritet të shpallet marrëveshja e koalicionit, ku BDI kërkon gjithashtu afate rreth përmbushjes së detyrimeve të saj që janë ligji për gjuhën shqipe, statusi i UÇK-së, zhbllokimi i proceseve evrointegruese me zgjidhjen e emrit si dhe çështje tjera. Por, nga ana tjetër, jozyrtarisht, VMRO-DPMNE parimisht është pajtuar për të përmbushur disa nga detyrimet, mirëpo pa afate të kushtëzuara dhe pa nënshkruar ndonjë marrëveshje liderësh midis Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

Deri tani partitë e koalicionit kanë përfunduar me ndarjen e posteve ministrore dhe posteve tjera, ku BDI do të udhëheq me dy zëvendëskryeministra në Qeveri (zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit dhe ai për Evrointegrime) si dhe pesë ministri: Mbrojtje, Drejtësi, Ekonomi, Pushteti Lokal, Ambienti Jetësor,etj.

Nga dyja partitë akoma nuk kanë zyrtarizuar asnjë kandidaturë për udhëheqjen e posteve ministrore, ndërsa tërë procesi i negociatave ka kaluar në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit publik.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *