Home / Lajme / Maqedoni / Vonohet qeveria e re

Vonohet qeveria e re

10 korrik-Ndërkohë nga partia e mandatarit Nikolla Gruevski thuhet se janë në pritje të kryesisë së BDI-së, e cila ishte njoftuar se do të mbahet të premten, kur edhe do të emrat e ministrave shqiptarë meqë, siç thonë ata, është me rëndësi se cilët kuadro të BDI-së do të jenë ministra të ardhshëm.

Ndonëse të gjitha paralajmërimet ishin se mandatari Nikolla Gruevski nuk do të pres afatin e fundit për të formuar qeverinë e re, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE ende nuk i kanë përfunduar bisedimet. Burime partiake njoftojnë se finalizimi i bisedimeve, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ndodhë deri në përfundim të javës, por të njëjtat do të vazhdojnë edhe javën që vjen. Palët negociuese njoftohet se tani më janë marr vesh për ndarjen e ministrive dhe postet e eshalonit të dytë, mirëpo bisedimet kanë hasur në vështirësi pas insistimit të palës shqiptare për të udhëhequr disa drejtori të cilat deri më tani nuk kanë qenë të drejtuara nga kuadro shqiptare.

“Eshaloni i tretë i pushtetit është bërë pengesë mes palëve që ka rezultuar me ngadalësimin e bisedimeve”, thonë nga BDI-ja. Sipas tyre, kreu Ali Ahmeti nuk ka ndonjë interes të veçantë që të nxitojë për formim të qeverisë, pasi interesi është drejtori financiare të udhëhiqen nga kuadro shqiptare. Burime partiake njoftojnë se bisedimet ende nuk kanë përfunduar deri sa partnerët të kristalizojnë detajet për ndarjen e mirëfilltë të niveleve të pushtetit të ardhshëm. Ndërkohë, në mungesë të prononcimeve zyrtare, opinioni ka vënë në qarkullim disa kombinime të emrave që do të jenë në krye të dikastereve të ndarë, mirëpo edhe për këtë çështje nga BDI-ja thonë se për të gjitha kandidimet do të vendos kryetari i partisë Ali Ahmeti.

Ndërkohë nga partia e mandatarit Nikolla Gruevski thuhet se janë në pritje të kryesisë së BDI-së, e cila ishte njoftuar se do të mbahet të premten, kur edhe do të emrat e ministrave shqiptarë meqë, siç thonë ata, është me rëndësi se cilët kuadro të BDI-së do të jenë ministra të ardhshëm.

Përveç drejtorive për të cilat BDI-ja insiston të udhëheq, së fundi mësohet se ajo është përcaktuar që edhe postin e prokurorit publik, por nuk dihet se kush do të ulet në këtë post. “Derisa po bëhet përzgjedhja e kuadrove për postet e larta të pushtetit, paralelisht po bisedohet edhe për harmonizim e prioriteve të dy partive, të cilat do të jenë pjesë e programit të ardhshëm të qeverisë”, thonë nga BDi-ja. Sipas tyre, ndonëse me intensitet të ngadalësuar marrëveshja gradualisht po finalizohet dhe po tejkalohen ngurtësitë e palëve në bisedime. Sipas burimeve nga BDI, nuk përjashtohet mundësia që nga java e ardhshme opinioni të njoftohet me emrat e ministrave të ardhshëm

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *