Home / Sport / Xhelil Abdulla transferohet te De Graafschap

Xhelil Abdulla transferohet te De Graafschap

‘Me kënaqësi mund të publikoj se kemi arritur marëveshje me ekipin holandez De Graafschap, që Xhelil Abdulla të transferohet në rradhët e tyre. Të shtunën futbollisti jonë me sukses kaloi testet mjekësore, ndërsa së shpejti pritet që trasnferimi të zyrtarizohet’, deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Shkëndija ka arritur marëveshje me skuadrën holandeze De Graafschap, për transferimin e Xhelili Abdulla. Mbrojtësi i majtë Abdulla të shtunën ka kaluar testet mjekësore, ndërsa së shpejti pritet që të vëndosë firmën në marëveshjen e tij me ekipin e kategorisë së parë të futbollit holandez. Lajmin e konfirmoi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri, i cili shtoi se Abdulla-i do të jetë me Shkëndijën në ndeshjet me Partizanin. ‘Me kënaqësi mund të publikoj se kemi arritur marëveshje me ekipin holandez De Graafschap, që Xhelil Abdulla të transferohet në rradhët e tyre. Të shtunën futbollisti jonë me sukses kaloi testet mjekësore, ndërsa së shpejti pritet që trasnferimi të zyrtarizohet. Gjithashtu jemi marë vesh që Xhelil Abdulla të mbetet me ne në dy ndeshjet me Partizanin, ndërsa më pas ai largohet prej taborit tonë për të vazhduar karierën e tij në Holandë. Kjo për ne është kënaqësi dhe satisfaksion i madh, pasi futbollisti ynë do të vazhdojë në një ligë më të avansuar. Unë në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë kryesisë së Shkëndijës Abdulla-it i dëshirojmë fat dhe suksese në skuadrën e re, por parapraksisht, dhashtë Zoti që të arrijmë rezultat pozitiv në ndeshjet me Partizanin’, deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *