Home / Sport / Zendeli: ‘Shpresoj të jemi në element kundër Partizanit’

Zendeli: ‘Shpresoj të jemi në element kundër Partizanit’

‘Kemi punuar mirë, megjithatë mendoj se këtë javë duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Duhet përmirësim në të gjithë aspektet. Atmosfera duhet të ngritet ende, psiqikisht të përgatitemi mirë dhe të presim me vetëbesim takimin me Partizanin. Kam besim se këto ditë që na kanë mbetur t’i shfrytëzojmë si duhet dhe dhashtë Zoti që deri në zhvillimin e ndeshjes të jemi në element’, deklaroi nga Austria portieri i Shkëndijës Suat Zendeli.

Vazhdojnë përgatitjet intensive të KF Shkëndija, në para debutimit të tyre në Evropë, gjegjësisht në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, ku do të përballen me gjigandin serb, Partizanin. Në këtë drejtim ‘kuqezinjtë’ përveç seancave të rregullta stërvitore në Austri, janë përkujdesur për të zhvilluar takime të forta kontrolluese, ku testohet forca dhe forma e futbollistëve. Pas ndeshjes së parë të humbur 3:1 nga skuadra sllovake MFK Kosice, Shkëndija të martën me një paraqitje mbresëlënëse, ka mundur me rezultatin 3:2 skuadrën e Timisoarës, e renditur në vendin e dytë në kampionatin e fundit të elitës rumune. Ferhan Hasani ka qenë në qendër të vëmendjes me tre golat e shënuar për Shkëndijën, mirëpo lëvdata meriton i gjithë ekipi për performansën e treguar. ‘Ishte një ndeshje e mirë e jona, përballë një kundërshtari kualitativ. Ekipi reagoi mirë pas humbjes në ndeshjen e parë, në lojë u vërjet progres i madh, ndërsa më gëzon fakti që ekipi po tregon karakter’, u shpreh për ‘Koha’-n, gardiani i Shkëndijës Suat Zendeli. Portieri shkupjan i vlerëson pozitive përgatitjet e Shkëndijës, megjithse mendon se ka ende punë për tu bërë. ‘Elhamdülillah mirë janë duke rrjedhur gjërat. Po punojmë mirë, kemi kushte ideale për punë dhe mbetet që vetëm përmes angazhimit maksimal dhe professional të përgatitemi sa më mirë. Skuadra nuk ka pësuar shumë ndryshime dhe baza e ekipit pak a shumë mbetet e njëjtë. Kjo ndihmon që kur paraqitemi kushtimisht thënë me formacionin bazë, dukemi solid në teren dhe këtë e dëshmuam kundër Timisoarës, kur thjesht kundërshtari nuk po arrinte të gjejë përgjigje për lojën tonë’, shtoi Zendeli. Kur ka mbetur edhe një javë deri në zhvillimin e ndeshjes së parë me Partizanin, numri ‘12’ i Shkëndijës pret që ekipi ende të përmirësohet. ‘Kemi punuar mirë, megjithatë mendoj se këtë javë duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Duhet përmirësim në të gjithë aspektet. Atmosfera duhet të ngritet ende, psiqikisht të përgatitemi mirë dhe të presim me vetëbesim takimin me Partizanin. Kam besim se këto ditë që na kanë mbetur t’i shfrytëzojmë si duhet dhe dhashtë Zoti që deri në zhvillimin e ndeshjes të jemi në element’, përfundoi portieri më i mirë në Ligën e Parë të Maqedonisë për vitin e kaluar, Suat Zendeli.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *