Home / Lajme / Maqedoni / Zhurnal-Sitel:Ja marrëveshja Gruevski-Ahmeti

Zhurnal-Sitel:Ja marrëveshja Gruevski-Ahmeti

12 korrik-Gjuha nuk do jetë si e dytë zyrtare sikur ka kërkuar BDI. Kryesuesi i Parlamentit nuk do të mund të flasë në gjuhën shqipe, ministrat shqiptar do të mund të përgjigjen në gjuhën e tyre nëse deputetët u drejtohen në gjuhën shqipe. Nuk ka kaluar as kërkesa e BDI-së që gjykatësit në komunikimin zyrtar të shfrytëzojnë gjuhën shqipe. Madje, BDI ka lëshuar pe edhe në parimin e Badenterit në gjykata. Partnerët e koalicionit kanë arritur marrëveshje për precizimin e ligjit për përdorimin e flamujve, sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese.

Lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti i kanë dhënë dorën njëri –tjetrit për qeverinë e re, duke i dhënë kështu fund negociatave disa javësh. Deri në fund të javës, mandatari Gruevski do të dorëzojë përbërjen e re qeveritare deri te Parlamenti.

Televizioni maqedonas “Sitel”, bën të ditur se mes dy liderëve nuk ka të nënshkruar marrëveshje, por nuk ka edhe risi tjera që në disa media, kërkesat e BDI-së u paraqitën si megalomane. Pra, postet drejtorëve në MPB, DHP dhe Doganë, mbeten në DPMNE.

BDI do udhëheq me Fondin për rrugë, Policinë pyjore dhe drejtor të dytë në Sigurimin shëndetësor. Por çka përmban në fakt plani politik i dy partnerëve të koalicionit? Kështu, nuk ka kaluar kërkesa e BDI- për pensione të UÇK-së, ndërsa rreth rasteve të Hagës sipas rekomandimeve të Gjykatës së Hagës dhe ndërkombëtarëve janë marrë vesh për autenticitetin e tyre.

Gjuha nuk do jetë si e dytë zyrtare sikur ka kërkuar BDI. Kryesuesi i Parlamentit nuk do të mund të flasë në gjuhën shqipe, ministrat shqiptar do të mund të përgjigjen në gjuhën e tyre nëse deputetët u drejtohen në gjuhën shqipe. Nuk ka kaluar as kërkesa e BDI-së që gjykatësit në komunikimin zyrtar të shfrytëzojnë gjuhën shqipe. Madje, BDI ka lëshuar pe edhe në parimin e Badenterit në gjykata. Partnerët e koalicionit kanë arritur marrëveshje për precizimin e ligjit për përdorimin e flamujve, sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese.

Në komunat ku bashkësitë etnike janë mbi 50 për qind do të mund të përdoren flamujt e bashkësive etnike, por paralelisht me flamurin shtetërorë, që sipas marrëveshjes duhet të jetë 1/3 më e madhe nga flamuri i bashkësisë. Ndryshe, nga marrëveshja midis partnerëve, fiks janë ministritë në krye me Musa Xhaferin, Fatmir Besimin, Abdilaqim Ademin e Teuta Arifin. Ndërsa, te VMRO-DPMNE Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski, Elizabeta Kançevska-Milevska dhe Vlladimir Peshevski.(Zhurnal)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *