Home / Lajme / Maqedoni / 10 vjet pa Rahim Beqirin

10 vjet pa Rahim Beqirin

3 gusht-I armatosur me përvojë të jashtëzakonshme, strategji luftarake e zemër fisnike, Rahim Beqiri kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet dhe merr detyrën e Komandantit të batalionit. Rahim Beqiri plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës, Gjatë dy ditëve, në kushte lufte transferohet në Spital të Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja.

Në Kopernicë të Dardanës Kosovë u shënua me nderime të larta 10-vjetori i rënies së Dëshmorit të Kombit Rahim Beqiri – Komandant Roki.
Në Vendindjen e Komandant Roki në Kopernicë u vendosën lule të freskëta te Lapidari i Krenarisë. Gjithashtu u bënë homazhe dhe nderime në vendprehjen e Komandantit në Dardanë, te Kompleksi Memorial.
Kurrora lulesh u vendosën në emër të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”. Kurrora lulesh u vendosën edhe nga përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë ÇLirimtare Kombëtare si dhe në emër të AAK-së e të Familjes Beqiri.
Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati,” në Dardanë u zhvillua Akademia Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Komandant Rokit.
Ndër të tjerë, Ali Hoxha foli për biografinë dhe veprën e Rahim Beqirit në të tre luftërat shqiptare. Kryetari i SHVL – UÇ Kombëtare, Fazli Veliu, e vlerësoi Rahim Beqiri si një mburojë të vendit.
Rahim Beqiri lindi më 1 janar të vitit 1975 në Kopërnicë të Kamenicës së atëhershme. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa ate të mesme e kreu në Dardanë. Si i ri kyçet në Lëvizjen Popullore të Kosovës nga ku më pas sistemohet në luftën për çlirimin e Kosovës. Pas mbarimit të luftës në Kosovë, ai nuk rri i qetë, por u del në ndihmë vëllezërve në Luginën e Preshevës.
I armatosur me përvojë të jashtëzakonshme, strategji luftarake e zemër fisnike, Rahim Beqiri kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet dhe merr detyrën e Komandantit të batalionit. Rahim Beqiri plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës, Gjatë dy ditëve, në kushte lufte transferohet në Spital të Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja.
Rahim Beqiri ndërron jetë më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa varroset më 2 gusht pranë shokëve të tij në varrezat e Dëshmorëve në Dardanë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *