Home / Lajme / Maqedoni / 12 mijë bujq në Pollog marrin subvencione

12 mijë bujq në Pollog marrin subvencione

23 gusht-Ai thotë se të gjithë bujqit që aplikojnë dhe i kanë në rregull dokumentacionet e nevojshme marrin subvencione nga shteti.Abdullahu ka apeluar deri tek ata bujqit që ende nuk kanë aplikuar të shrfytëzojnë këtë të drejtë të dtyre deri më 31 gusht. Rajoni i Tetovës, është ndër tre rajonet e para në vend që meret me bujqësi dhe që shfrytëzon subvencione, ndërsa është në vendin e parë si rajon që prodhon më shumë qumsht

Deri më 31 gusht skadon afati për aplikim në subvencionet për blegtori.Në njësinë rajonale të ministrisë së bujqësisë, nw Tetovw bëjnë të ditur se tani më është rritur fluksi i të interesuarve edhe pse afat kanë pasur më shumë se tre deri në katër muaj për dorëzimin e aplikimeve. Ata bëjnë të ditur se bëhet fjalë për subvencionet në blegtori konkretisht tek kafshët shtëpiake. Gjithsej për subvenvcioni në blegtori (masa 1 dhe 2) ka diku rreth 4 mijë bujq që aplikojnë çdo vit, ndërsa deri më tani aplikimet i kanë parashtruar diku rreth 3 mijë bujq nga rajoni i Tetovës, ndërsa deri në ditët e fundit pritet që të gjithë të parashtrojnë aplikimet. Sa i përket aplikimeve, në fazën e parë janë dorëzuar rreth dy mijë aplikime për qumsht, ndërsa për fazën e dytë janë 2500 aplikues që janë të bëjnë me kulturat bujqësore. Kryeshefi i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë Xhabi Abdullahu, thekson se janë diku 7 – 8 mijë bujq që rregullisht marrin subvencione, ndërsa numri i përgjithshëm i bujqve është 12 mijë, por ka prej tyre që shfrytëzojnë edhe më shumë subvencione.

Ai thotë se të gjithë bujqit që aplikojnë dhe i kanë në rregull dokumentacionet e nevojshme marrin subvencione nga shteti.Abdullahu ka apeluar deri tek ata bujqit që ende nuk kanë aplikuar të shrfytëzojnë këtë të drejtë të dtyre deri më 31 gusht. Rajoni i Tetovës, është ndër tre rajonet e para në vend që meret me bujqësi dhe që shfrytëzon subvencione, ndërsa është në vendin e parë si rajon që prodhon më shumë qumsht.

Nga kjo njësi njoftojnë se në rajonin e Pollogut, rreth 93 persona marrin subvencione për mirëmbajtjen e mollave, diku rreth 186 bletarë.etj. Edhe krahas subvencionimit nga ana qe qeverisë, megjithatë bujqit shpesh hera ankohen se një pjesë e mjeteve sërish u ndalën për arsye të ndryshme, gjë që vështirëson punën e tyre në mirëmbajtjen dhe marrjen me bujqësi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *